Rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës, Qeveria çel garën për kompanitë e interesuara
Referuar dokumentit të shpallur nga Hekurudha Shqiptare, afati për paraqitjen e dokumenteve për fazën e parakualifikimit është 31 maj 2018.
Foto ilustruese
Qeveria ka çelur fazën parakualifikimit për kompanitë që do të jenë të interesuara të zbatojnë projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës si dhe ndërtimin e lidhjes së re Tiranë-Rinas. Referuar dokumentit të shpallur nga Hekurudha Shqiptare, afati për paraqitjen e dokumenteve për fazën e parakualifikimit është 31 maj 2018.
Në dokument thuhet se linja Tiranë-Durrës është ajo me volumin më të lartë të trafikut përsa i përket rrjetit hekurudhor duke mundësua rilidhjen e kryeqytetit të vendit me Durrësin, portin më të madh në vend. Në përgjithësi linja hekurudhore shtrihet në zonë të sheshtë dhe më pak kodrinore kryesisht në Vorë dhe Rrashbull porn ë përgjithësi paraqitet me karakteristika gjeometrike të lehta.
Linja e re hekurudhore që do të lidhë aeroportin me Tiranën nis në kilometrin 27 të linjës Tiranë-Durrës dhe shkon shumë afër aeroportit duke nënkuptuar se aty do të kemi një stacion. Kontrata përfshin një seri punimesh të cilat përshkruhen të gjitha të detajuara në shpalljen e bërë nga ana e Hekurudhës Shqiptare. Ndërtimi duhet të bëhet 30 muaj nga nënshkrimi i kontratës.
Kostoja totale e projektit llogaritet në 90.5 milionë euro nga të cilat 36.9 milionë euro janë siguruar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe një grant nga Bashkimi Europian me 35.4 milionë lekë. Vlera e TVSH dhe kostot lokale parashikohen që të mbulohen nga qeveria.
Në fazën e ndërtimit te projektit priten të angazhohen rreth 1,375 punonjës direkt dhe indirekt, ndërsa gjatë fazës së operimit, numri do të arrijë në rreth 2,200. Është përllogaritur edhe vlera e kursimit nga qytetarët, që do të jenë në nivel 55 milionë euro në vit.
(Qeveria çel fazën e parakualifikimit për kompanitë e interesuara)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2975
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rritet kosto e hekurudhës Tiranë – Durrës, arrin në 129 mln euro, pa elektrifikimin
24 Qershor, 07:29
-
Hekurudha Tiranë-Durrës, përfundojnë 70% e punimeve! Do përshkohet për 22 minuta, ka 8 ndalesa
21 Maj, 17:32
-
Rama publikon pamjet nga punimet në hekurudhën Tiranë-Durrës: Pritet të përfundojë në 2024, koha e udhëtimit do jetë 22 minuta
4 Maj 2023, 13:34
-
Tiranë-Durrës do përshkohet për 22 minuta, Rama publikon pamje nga kantieri i hekurudhës: Puna vijon, projekti përfundon në mars të vitit 2024
20 Dhjetor 2022, 08:30
-
Hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës, Von der Leyen: Kur të përfundojë do vizitojë për herë të parë bregdetin tuaj! Rama: Më shumë zgjatën procedurat se ndërtimi
27 Tetor 2022, 18:22
-
Rama publikon fotot: Nis puna për Hekurudhën e re Tiranë - Durrës me largimin e shinave të vjetra
9 Nëntor 2021, 17:09
-
Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës, nisin punimet në terren, largohen shinat e vjetra
8 Nëntor 2021, 23:48
-
KKT miraton lejet e ndërtimit për hekurudhën Tiranë-Durrës, një masterplan dhe vileta në Dajt dhe portin e Rodonit
22 Tetor 2021, 15:16
-
Projekti 3D, si do duket hekurudha Tiranë-Durrës! Rama: Do shkoni në qytetin bregdetar për 22 minuta (VIDEO)
1 Mars 2021, 08:00
-
Sekretariati i Komunitetit të Transportit vlerëson nënshkrimin e kontratës për rehabilitimin e hekurudhës Tiranës-Durrës
5 Shkurt 2021, 18:23
-
Firmoset kontrata për ndërtimim e hekurudhës së re Tiranë-Durrës dhe arteries së re Tiranë-Rinas! Balluku: Gati në verën e vitit 2023 (VIDEO)
3 Shkurt 2021, 15:28
-
Italianët do të rehabilitojnë hekurudhën Tiranë- Durrës! BERZH shpall fituese kompaninë INC S.P.A me ofertë 69.7 mln €
28 Tetor 2020, 12:30