Hekurudha Tiranë-Durrës, përfundojnë 70% e punimeve! Do përshkohet për 22 minuta, ka 8 ndalesa

Hekurudha Tiranë-Durrës, përfundojnë 70% e punimeve! Do përshkohet për 22 minuta, ka 8 ndalesa

Foto nga punimet e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hekurudha Tiranë-Durrës pritet të përfundojë brenda marsit të vitit të ardhshëm. Aktualisht janë mbyllur 70% e punimeve fizike për ndërtimin e hekurudhës si dhe kanë përfunduar 90% e veprave të artit.

Projekti do sjellë modernizimin e linjës Tiranë-Durrës dhe do të sigurojë një linjë të re të rëndësishme për të dyja qytetet në Tirana International Airport. Pritet që në vijim të rehabilitimit të hekurudhës nga Projekti, dhe shtimit të trenave të rinj, mund të arrihet shpejtësia prej të paktën 100 km/orë edhe pse nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise eshte deklaruar se Tiranë-Rinas do të përshkohet për 12 minuta, ndërsa Tiranë-Durrës për 22 minuta dhe 8 ndalesa, me një shpejtësi prej 160 km/orë.

Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit, që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arian: 22/05/2024 11:56

    Nese behet treni me ec me elektrik do fiken dritat dhe deri kur te arrijme rinas mund te shkoje 22 ore sepse akoma ne çdo fushate elektorale akoma premtoje drita uje 24 ne muaj. Keq qeverisja e ka bere shqiperine te keqe se terreni eshte i bekuar nga perendia.

    Përgjigju
  • Armand: 22/05/2024 10:25

    Ky tren qe ndertohet ne Shqiperi eshte nje tren i teknologjise se vjeter te vitit 1980 dhe nuk jane te cilesise se mire sjellin shum aksidente.Kina i nderton trenat shum me modern se Evropa ka ngel shum pas Evropa

    Përgjigju
    • Montreali: 22/05/2024 12:44

      Ndertoni njehere si Europa pastaj ketheni syte nga Kina

    • Mirditor: 22/05/2024 11:11

      Jetoj dhe punoj ne Itali, k'tu punohet si ne mesjet. Ke plot te drejt. Europa ka ngel. Dhe pastaj flasim keq per Kinen.

  • Or tej: 21/05/2024 22:57

    Del polici e thote hap krahun se po vjen treni tjeter or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • jani: 21/05/2024 22:54

    duhet te behen 2-3 binare qe trenat te ecin ne rrugen e vet...

    Përgjigju
  • Hotel: 21/05/2024 21:50

    Prit kur te mbaroj do tja japin me koncesion ndonje oligarku.

    Përgjigju
  • Kujtim: 21/05/2024 20:42

    Kane mbaruar thote 70% te ponimeve si dhe 90% te veprave te artit dhe perfundon pas nje viti...imagjinoni sikur eshte hekurudha Moske tibet 3000 kilometra.Pastaj ishte me ndu binare u kthye ne nje,ishte elektrike u kthye ne dizel,prisni kur te vene lokomotivat çeke dhe vagonet e vjeter.

    Përgjigju
  • Emri: 21/05/2024 17:42

    Ama me nje binar qenka, si ne kohen e xhaxhit? Prit ne stacion sa te vije treni perballe qe mos perplasemi. Nuk eshte e sigurt keshtu. Qofte larg ndodh ndonje aksident si ne Greqi

    Përgjigju
    • TRANS -RAPID: 21/05/2024 20:36

      S'të mjafton një tren çdo herë në lëvizje merakli me nxjerrë bishtin

    • albfire: 21/05/2024 18:30

      Binarin tjeter harroje! Keta dhe nje riparim te trasese egzistuese dhe po ju zgjat disa vjet, imagjino te hapin trase paralele, kryeminister do jete djali i Zahos!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja