Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga faza e tretë e projektit të rehabilitimit të lumit Gjanica në Fier, duke vënë theksin tek transformimi i plotë i zonës.
Sipas Ramës, hapësira që për vite me radhë ishte kthyer një problem serioz mjedisor dhe një burim rreziku për përmbytje, sot është shndërruar në një nga shëtitoret më të bukura të qytetit.
“Lumi Gjanica në Fier, faza 3, nga një gangrenë mjedisore dhe rrezik përmbytjesh, është kthyer në një nga shëtitoret më të bukura”, shkruan Rama në postimin e tij, bashkëlidhur një videoje që tregon rehabilitimin e dy anëve të shtratit të lumit me shëtitore të ndriçuara dhe hapësira rekreative.
Komente










