15 kilogramë lëndë plasëse e llojit C4 e vendosur ne 350 piketa ka mjaftuar për shembjen e godinës 3-katëshe, e cila ndodhej në lagjen e vjetër të Mangalemit, pranë lumit Osum në qytetin e Beratit.

Në orën 12:00 u realizua shpërthimi i telekomanduar nga forcat xheniere, teksa pas komandës “zjarr” objekti është bërë rrafsh me tokën.

objekti shembur berat
objekti shembur berat

Prej ditësh forcat xheniere dhe punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kishin marrë masat për finalizimin me sukses të shpërthimit të telekomanduar.

Mesditën e sotme në këtë zonë ishte bllokuar qarkullimi i këmbësorëve dhe mjeteve, ndërsa pronarët e godinave përreth ishin porositur të mbanin hapur xhamat e dritareve te dyerve.