Krahas "rilindjes" së qendrës së qytetit e cila është kthyer në pedonale, Librazhdi do të ketë edhe një shëtitore përgjatë lumit Shkumbin.
Është ky projekti i bashkisë që parashikon rehabilitimin e lumit Shkumbin, i cili çdo vit gërryen tokën në drejtim të zonave të banuara.
Lajmin e jep deputeti socialist i zonës, Taulant Balla, i cili shkruan se prita e re e lumit do të jetë edhe një shëtitore.
"Çdo vit Shkumbini ishte një kërcënim për përmbytje në Librazhd, ndërsa erozioni po gërryente çdo ditë rrugën automobilistike Librazhd-Peshkopi. Kjo ishte historia. Prita e re e lumit do të jetë edhe një rrugë këmbësorësh "lungofiume" me stola, gjelbërim dhe ndriçim", shkruan Balla në faqen e tij të Facebook.

(Shtrati i lumit Shkumbin)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com