Rehabilitimi i Tiranë-Durrës deri më 1 korrik, pas sezonit turistik pritet ndërhyrja tërësore

Rehabilitimi i Tiranë-Durrës deri më 1 korrik, pas sezonit turistik pritet ndërhyrja tërësore

Nis rikonstruksioni i autostradës Tiranë-Durrës

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur sot punimet në segmentin e parë rrugor Kashar- Vorë pjese e autostradës Tiranë – Durrës. Punimet konsistojnë në shtrimin e shtresës së asfaltit dhe rehabilitimin e plotë të rrugës sipas standardeve më të mira. Punimet kryhen në kuadër të projektit të Bankës Botërore “Menaxhim Mirëmbajtje Rehabilitim”.

Autoriteti Rrugor parashikon që pas sezonit turistik të nisë ndërhyrja e plotë për në te gjithë autostradën, ndërkohë që punimet në këtë segment të parë përfundojnë në fund të muajit korrik 2018.

Projekti për rehabilitimin parashikon disa ndërhyrje emergjente në shtresat asfaltike duke rehabilituar 31 metra katror. Që do të thotë mbushje të gropave, në segmentet më të dëmtuara, si dhe do të hiqet asfalti aktual dhe do të shtrohet. Ne këtë punë do ta mbarojmë deri në datën 1 korrik, që me fillim normal të sezonit turistik kjo rrugë të jetë e kalueshme.

Në vazhdim të projektit të rehabilitimit të plotë të këtij segmenti autoriteti po punon që këtë projekt ta përkthejë në kushtet e manualit shqiptar dhe në bashkëpunim me ministrinë e Transportit dhe të Financave po punojnë që të gjejnë fonde nga buxheti i shtetit, me qëllim që pas sezonit turistik të bëjnë rehabilitimin e plotë të këtij segmenti.

Kjo kontratë me BB, nuk ka të bëjë vetëm me segmentin Tiranë-Durrës, por ky ka rëndësinë e veçantë dhe për punimet ne segmentin hyrje-dalje te Pogradecit Qaf-Plloc, Orikum-Pashaliman, Shkoder-Murriqan,etj./ ATA

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë