Aksi rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar po rehabilitohet në të gjithë gjatësinë e saj, ku pritet të ndërtohen nga e para edhe 3 ura.
Sipas qeverisë, ky investim nxjerr në pah bukuritë e zonës dhe pritet të nxisë zhvillimin e sipërmarrjeve agroturistike.
Ky investim pritet të dorëzohet në pranverë të vitit të ardhshëm, pasi punimet vijojnë intensivisht me 40 mjete të rënda që po punojnë në zonë.

Pjesë e projektit rrugor është edhe ndërtimi i trotuareve, si edhe pajisja e rrugës me ndriçim dhe sinjalistikë.
Komento
Komente

