Rehabilitohet infrastruktura rrugore në Njësinë 11

Rehabilitohet infrastruktura rrugore në Njësinë 11

TIRANË-Një tjetër bllok banimi në kryeqytet do të ketë një infrastrukturë rrugore tërësisht të rehabilituar. Bëhet fjalë për bllokun në Njësinë numër 11, i cili kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”.

Banorët e kësaj zone do të kenë tashmë infrastrukturën e duhur për të pasur një jetë dinjitoze në kryeqytet, e cila u ka munguar për vite me radhë.

“Një investim i munguar prej 30 vitesh, tani një realitet, për banorët e Nj. 11! Vijon puna në kantier për rehabilitimin total të infrastrukturës rrugore të bllokut  që kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”. Ndërhyrje thelbësore në sistemin rrugor dhe infrastrukturën nëntokësore!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në një postim në “Facebook’”, teksa poston edhe disa foto nga punimet në terren.

Investimi parashikon rehabilitimin e plotë të zonës, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqësore me rrugë, trotuare, ndriçim, etj.

Vijon puna në kantier për rehabilitimin total të infrastrukturës rrugore

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit