Rei Manaj ftohet në Kombëtare
De Biasi: Jam kuqezi deri më 2017

Rei Manaj ftohet në Kombëtare<br />De Biasi: Jam kuqezi deri më 2017
Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi ka konfirmuar se do të reskeptojë kontratën duke qëndruar në krye të bankinës kuqezi deri më 2017.
 
“Kontrata u rinovua automatikisht deri më 2017. Tani do të diskutojmë disa gjëra, pasi deri më tani kam fituar pak”tha ai.
 
Më pas tekniku u ndal te kualifikimi duke rikujtuar emocionet e përjetuara, por edhe ëndrrën për të dhënë maksimumin në Francë. “Ëndrra për të fituar Europianin? Në futboll kurrë mos thuaj kurrë, por gjëra të tilla vetëm sa na shtojnë presionin.
 
Kualifikimi në Europian është gëzimi më i madh në karrierën time. Më të vërtetë një eksperiencë shumë e bukur. Mendoj se iu kam shpërblyer të gjithë dashurinë që më fali populli shqiptar.
 
Ata janë njerëz të mëdhenj, të cilët në të kaluarën kanë vuajtur shumë. Ata meritojnë që të kenë gëzime të tilla.
 
 Gjatë festimeve isha në skenë dhe ndieja një kënaqësi të madhe kur shikoja të tjerët që ishin aq të lumtur dhe po festonin”, u shpreh De Biasi.
 
Në fund De Biasi foli edhe për çështjen Manaj, të cilin sipas të gjitha gjasave do ta ftojë në ndeshjet miqësore të nëntorit që do të zhvillojë kombëtarja.
 
“Bëra një deklaratë në lidhje me të, duke thënë se ai na telefonon për të shprehur gatishmërinë e tij për të qenë pjesë e projektit tonë.
 
Ai ndihet shqiptar dhe dëshiron që të japë kontributin e tij në Kombëtare dhe kjo gjë më pëlqen. Ndoshta ai e mori në mënyrë të gabuar deklaratën time dhe e gjitha ishte një keqkuptim.
 
A mund të ketë një ftesë? Mendoj se po. Ai duhet të dëshmojë këtë në fushë duke luajtur edhe me Interin”përfundoi ai.

Krahas intervistës me De Biazin, drejtuesi i këtij emisioni kishte vendosur të bënte edhe një testim të opinionit sportdashës në Itali, duke u shtruar pyetjen:

“A jeni dakord që De Biazi të vihet në krye të kombëtares axurre?” Rezultati i këtij sondazhi, që është bërë përmes internetit, online, ka qenë vërtet befasues.

Jo pak, por 70 për qind e votuesve ishin dakord që 59­-vjeçari t’i drejtojë ata në të ardhmen. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë