TIRANE - Të gjithë personat që kërkojnë azil politik në Gjermani, jo vetëm që nuk do ta marrin por do të kthehen brenda një kohe të shkurtër. Kështu ka deklaruar i dërguari me punë i qeverisë Gjermane për Evropën Juglinore dhe Turqinë Ernst Reichel.
Zoti Reichel në përfundim të vizitës së tij në Tiranë, ku u takua me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, ministrin e Drejtësisë dhe kreun e opozitës Lulzim Basha, dha edhe një konferencë për shtyp. Zoti Reichel tha se duhet marrë disa masa për të parandaluar emigrimin e paligjshëm në Gjermani, që është një çështje mjaft shqetësuese për këtë periudhë. Reichel sqaron se ka mundësi të ligjshme emigrimi.
"Çështja e azilkërkuesve është shumë problematike, në ditët e sotme në Gjermani. Kam dëgjuar se shumë familje në Shqipëri, shesin shtëpitë e tyre, heqin fëmijët nga shkolla dhe largohen me synimin e emigrimit në Gjermani. Por nuk dinë se kërkesa të tilla do të refuzohen të gjitha dhe ata do të kthehen pas menjëherë. Ka mënyra ligjore për të emigruar dhe atom und te shfrytëzohen. Duhet që të merren masa dhe të arrestohen ata persona që gënjejnë dhe organizojnë këtë trafik. A ndikon kjo në rikthimin e vizave, unë besoj se jo. Sepse mekanizmi për të plotësuar kërkesat është shumë i fortë, dhe po aq i fortë është për të rikthyer atë regjim. Por ekziston një mundësi, dhe është vetëm për rastet emergjente. Shqipëria është nder 10 vendet e para me shtetas që kërkojnë azil në Gjermani." tha Ernst Reichel

Në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE, Reichel sqaron se Gjermania do ta mbështesë Shqipërinë, por duhet që secili shtet të plotësojë kriteret e anëtarësimit.
"Integrimi varet nga plotësimi i kritereve qe duhet te ketë një vend kandidat, dhe duhen marre masat e duhura. Nuk duhet vetëm miratimi i ligjeve, por duhet te kete edhe implementim të duhur të. Unë besoj se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa zgjerimin me vendet e Ballkanit perëndimor. Por rajoni duhet të përqendrohet më shumë në bashkëpunim mes vendeve. Si pika kryesore duhet të jetë infrastruktura dhe shkëmbimin kulturor te të rinjtë." u shpreh Reichel
Zoti Reichel më tej tha se është i sigurt se kancelarja Gjermane Angela Merkel do të vizitojë Shqipëri këtë vit. Ndërsa nënvizoi se procesi i Berlinit dhe pikat që vendet e Ballkanit, kanë rënë dakord duhet të vazhdojë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO