Reina: Sulmuesit Torres
i mungon ende vetëbesimi

Reina: Sulmuesit Torres<br />i mungon ende vetëbesimi
Portieri i Liverpuit, Pep Reina, sot në “Wembley” do të luajë kundër ish-bashkëlojtarit të tij, Fernando Torres, në finale të Kupës së Anglisë.

Ky i fundit aktualisht po gëzon formën më të mirë që nga ardhja në “Stamford Bridge”. Megjithatë, ‘gardiani’ i portës së të kuqve mendon se sulmuesi i Çelsit ende nuk e ka gjetur formën e tij më të mirë dhe i mungon vetëbesimi.

“Dallimi ndërmjet meje dhe Fernando Torresit qëndron në faktin se unë besoj në njerëzit e klubit tim. Kjo i mungon Torresit te Çelsi. Thjesht ky klub nuk i ka plotësuar pritjet e tij. Atje ekziston një presion i madh, me të cilin ai nuk arriti ta përballojë me sukses”, ka thënë Reina.

Ai mendon se mungesa e vetëbesimit ka ndikuar në formën e Torresit. “Kur e dini se trajneri beson tek ju, kur jeni të sigurt në përkrahjen e tij dhe të bashkëlojtarëve, atëherë është shumë më e lehtë t’i tejkaloni gabimet. Mendoj se Fernando nuk e ka pasur këtë përkrahje te Çelsi, sidomos nën drejtimin e Andre Vilas Boashit”, ka shtuar Reina.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni

Tragjedi në Zvicër, 11 vjeçari shqiptar humb jetën pasi përplaset nga kamioni