Reinaldo i dhuron fitoren, Kukësi eliminohet për 1 gol nga Europa League
Një fitore plotësisht e merituar e verilindorëve të Shqipërisë, por që do të vlejë vetëm për statistikë, pasi humbja e thellë me rezultatin 5-2, në takimin e parë ndaj Torpedos, shfuqizon suksesin e sotëm të Kukësit.
Foto nga ndeshja
Skuadra e Kukësit ka fituar sot me rezultatin 2-0 ndaj Torpedo Kutaisi, në takimin e dytë të vlefshëm për turin e tretë kualifikues të UEFA Europa League. Një fitore plotësisht e merituar e verilindorëve të Shqipërisë, por që do të vlejë vetëm për statistikë, pasi humbja e thellë me rezultatin 5-2, në takimin e parë ndaj Torpedos, shfuqizon suksesin e sotëm të Kukësit. Me një rezultat të përgjithshëm 4-5, Kukësi i ka thënë mbrëmjen e të enjtes lamtumirë aventurës europiane për këtë sezon, me një paraqitje dhe ecuri dinjitoze.
Ka qenë padyshim Reginaldo protagonisti kryesor i ndeshjes . Ishte pikërisht ai që në të 29’ ka kaluar skuadrën e drejtuar nga Cungu në avnatazh 1-0, pas një 11-metërshi të fituar prej tij, për të ngjallur shpresat e verilindorëve mbi një përmbysje të mundshme. Të nëjjtën gjë ka bërë Reginaldo edhe në pjesën e dytë, kur në të 75’ ka fituar 11-metërshin e dytë, për ta ekzekutuar sërish vetë dhe dërguar topin në rrjetë. Me vetëm një gol larg kualifikimit, skuadra e Kukësit intensifikon sulmet dhe goditjet drejt portës së Torpedos, pa neglizhuar aspak mbrojtjen. Pas rastit flagrant të shpërdoruar nga Dzaria, kur mbeteshin rreth 10 minuta nga përfundimi i takimit, i porsa aktivizuar në lojë, Shkodra ka ekzekutuar një goditje fantastike drejt portës kundërshtare, e shpëtuar në limite nga portieri. Pavarësisht presionit të ushtruar dhe spostimit në zonën kundërshtare deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, Kukësi nuk mundi dot të shënojë golin e tretë dhe të kualifikimit.
Kukësi-Torpedo Kutaisi 2-0 (4-5)
Shënues: Reginaldo 29’ (11-m) 75’ (11-m)
Kukësi: Maloku, Shameti, Alla, Rumbullaku, Maliqi, Musolli, Kordeiro, Dzaria, Ethemi, Harba, Reginaldo.
Torpedo Kutaisi: Kcaskhavadze, Khurtsilava, Tsinstsadze, Kukhianidze, Akatsiky, Kolidze, Kimadze, Marin, Hilinka, Kobakhidze, Lanci.
Marrë nga Telesport.al
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5406
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Conference League zhvilloi ndeshjet e fundit në grup, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe ato në play-off! Sot shorti
20 Dhjetor, 09:19
-
Rikthehet Superliga Evropiane, UEFA dhe FIFA vihen në dijeni! Do quhet 'Unify League', detajet e kompeticionit
17 Dhjetor, 15:43
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor, 17:32
-
Bashkorganizimi i Euro 27 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA mblidhet të hënën për 'dritën jeshile'
13 Dhjetor, 16:04
-
E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet
13 Dhjetor, 12:00
-
Nesër shorti, Kombëtarja njeh kundërshtarët e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026! Rrezikohet grupi me Serbinë
12 Dhjetor, 10:41
-
Tifozët fusin në telashe FSHF-në, UEFA gjobë 27.750 euro
12 Dhjetor, 09:24
-
Juventus - Man. City dhe Dortmund - Barcelona, Champions League premton spektakël në mbrëmje! Milan dhe Arsenal në shtëpi
11 Dhjetor, 09:47