'Reja më ka prishur planet disa herë', Bushi: Nëse fitojmë me Slloveninë Europiani mëse i arritshëm

Kombëtarja shpresa do luajë dy ndeshje vendimtare në transfertë për kualifikimin në europian me datë 12 dhe 16 nëntor kundër Sllovenisë fillimisht dhe më pas ndaj Kosovës. Sot trajneri Bushi ka shpallur listën me futbollistët e grumbulluar, ndërsa fillimisht thotë se lojtarët që merren nga ekipi A gjatë përgatitjeve i kanë prishur jo pak punë.

“Patjetër që ndikon negativisht sepse përgatitesh për të bërë diçka me disa lojtarë pastaj gjatë rrugës i merr ekipi A. Gjithsesi ne kemi bërë mirë edhe me lojtarët që kemi patur,”-u shpreh Alban Bushi, trajner i Kombëtares U-21.

Bushi ka shpallur objektiv maksimal vendin e dytë, por për t’ia arritur sipas tij duhet mundur edhe njëherë Sllovenia.

“Nëqoftëse do fitojmë me Slloveninë atëherë do flasim komplet ndryshe. Unë gjithsesi kam besim se do fitojmë në Slloveni sepse fituam dhe këtu plus që grupi është i plotë. Do fitojmë nëse sakrifikojmë nëqoftëse luajmë ndryshe do kemi probleme,”-u shpreh Alban Bushi, trajner i Kombëtares U-21.

Pas 4 ndeshjeve në grup kuqezinjtë renditet në vendin e dytë me 9 pikë, 2 më shumë se Anglia e vendit të dytë që ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun