Reklamonin drogë dhe armë zjarri në rrjete sociale, arrestohet babai me dy djemtë në Shkodër (VIDEO)

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 50-vjeçar së bashku me dy djemtë e tij në kuadër të operacionit të koduar 'Investigation'. Mësohet se personat në fjalë reklamonin drogë dhe armë zjarri në rrjete sociale.

Blutë e qytetit kanë sekuestruar 2.3 kilogramë lëndë narkotike, një armë zjarri, fishekë luftarakë, dy celularë dhe një makinë. Në pranga kanë përfunduar F.M., 18 vjeç, E.M., 21 vjeç (vëllezër) dhe babai i tyre, G.M., 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar "Investigation", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe "Shqiponjat".

Reklamonin drogë dhe armë në rrjetet sociale, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen 2.3 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa, 1 armë zjarri, fishekë luftarak, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, pas një pune investigative të pandërprerë për 2 vëllezër që shpërndanin video dhe foto të armëve dhe lëndëve narkotike në rrjetet sociale, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe "Shqiponjat" e DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Investigation”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. M., 18 vjeç, E. M., 21 vjeç (vëllezër) dhe babai i tyre, shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër. 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri, fishekë luftarak, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 11/01/2022 16:26

    Ku vete me ate Benz-in me kroskote te kuq o vulehumbur...

    Përgjigju
  • Everesti: 11/01/2022 12:10

    Hahahaha cfare *arash, e shkreta xhevahire

    Përgjigju
    • Vlora vlora: 11/01/2022 13:48

      mir Tu gjej se hapeni bythesh neper rrjete sociale

    • Berlinezi: 11/01/2022 12:49

      O Everesti, edhe pse nuk jane Emrat e plote ti me siguri i njifke si Familije. Po cfare Idioti, Gomari, Psikopati qeka ky i Zoti i Shtepise merr dhe fute ne Krim Femijet duke e ditur mirboll qe heret ose vone do te kapen. Mjere Xhevahirja qe ka per Burre nje Idiot

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi