Rekord aplikimesh për naftë falas, Ekonomi: Korça dhe Fieri mbajnë vendin e parë! Solli formalizmin e Bujqësisë, 62 mijë fermerë me NIPT, do jepen 4.5-5 milionë litra karburant

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomik  tha se për skemën e mbështetjes së qeverisë për të dhënë naftë falas ka patur një aplikim rekord nga fermerët, ku qarku i Korçës dhe Fieri kanë shënuar dhe aplikimet më të larta. Në një interviste skype për Report Tv, Ekonomi tha se në Korça janë regjistruar 32 % e fermerëve për naftë falas dhe në Fier 27 %, ndërsa shtoi se ata kanë kohë deri në nëntor për të tërhequr sasinë e naftës së siguruar falas. Ministrja Ekonomi tha se kjo skemë ishte mjaft efektive, pasi soli një të mirë të madhe për sektorin e bujqësisë atë të formalizimit të saj, ku sot janë të regjistruar 62 mijë fermerë me NIPT.

"Unë mendoj se ishte një skeme shumë e suksesshme kemi një numër rekord aplikimesh, nuk kanë qenë asnjëherë aplikime kaq të larta në skemat mbështetëse të tjera. Aplikimi zgjati për 75 ditë, aplikohet, verifikohet hapësira e punimit të tokë dhe më pas llogariten litrat e naftës. Aplikimet më të mëdha i mban Korça me 32 % e dhe Fieri me 27 % të fermerëve. Kartat e tyre vijojnë të shpërndahen në pikat më të afërt të karburantit në zonat ku jetojnë dhe fermerët kanë kohë ta tërheqin atë deri në nëntor. Pandemia bëri që fermerët të njihen me portalin e-albania  dhe  kjo ndihmoi që ata të formalizohen më shumë. Sot janë 62 mijë fermerë të pajisur me NIPT, kjo është e rëndësishme për bujqësinë, kjo skemë mundëson lehtësim edhe për aplikimin për vitin tjetër pasi skema është ngritur dhe për këtë do jetë më e qëndrueshme në vijim dhe bujqësia solli formalizimin", tha Ekonomi.

Po si llogarite nafta falas për çdo fermer? Ministrja Ekonomi sqaroi se kjo përcaktohet në bazë të sipërfaqes së tokës, ku pas aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit , vihet dhe bëhet verifikimi i sipërfaqes së tokës. Deri tani tha Ekonomi sasia e naftës falas që shkon për fermerët është 4.5-5 milionë litra naftë.

"Pasi fermeri ka raportuar dhe është bërë verifikimi i sipërfaqes së tokës dhe janë deklaruar të mbjellat dhe janë në përputhje me dokumnetacionin e pronësisë bëhet dhe llogaritja e naftës. Sasia  e naftës shkon deri në 4.5-5 milionë litra naftë falas për fermerët, një sasi e konsiderueshme për fermerët", tha Ekonomi.

Në vetëm 75 ditë nga data e çeljes së aplikimeve për t’u bërë pjesë e skemës mbështetëse për karburantin ka pasur një  rekord aplikimesh në e-albania, konkretisht 20 561 fermerë kanë aplikuar në skemën e mbështetjes për naftë falas.

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro