Rekordi i ri botëror i shpejtësisë është arritur nga një leopard femër e vogël. Leopardja femër 11 vjeç, ka thyer rekordin e saj të mëparshëm me 100 metra, duke vendosur një kohë të re më të mirë, me 5.95 sekonda, duke tejkaluar kështu të gjitha rekordet që janë arritur nga njerëzit.

Atleti i famshëm xhamajkan, Usan Bolt, i cili këto ditë është duke konkuruar në Olimpiadën në Londër, mban rekordin botëror për 100 metra në 9.58 sekonda.

Një kohë shumë e gjatë kjo për leopardin femër të quajtur Sara, ku gjatë një seti fotografik në kopshtin zoologjik Cincinnati për revistën National Geographic, Sara ka arritur të mbulojë 100 metra me një shpejtësi prej 98 kilometra në orë.

Studiuesit shpjegojnë se sekreti i shpejtësisë qëndron në shtyllën kurrizore që lejon leopardët të mbulojnë deri në 6.7 metra vetëm me një hap.

(gm/Shqiptarja.com)