Rekord i ri botëror:"Blu Moon"
shitet për "vetëm" 50 milionë dolla

Rekord i ri botëror:"Blu Moon"<br />shitet për "vetëm" 50 milionë dolla
Diamanti  rrallë dhe i përsosur “Blue Moon”  është shitur për 48.400.000 $ . Blerësi i saj është një biznesmen nga Hong-Kongu. Biznesmeni ka vendosur një rekord të ri botëror për shitjen e një guri të çmuar në ankand.

Guri i çmuar u ble për vajzën 7-vjeçare të biznesmenit. Sipas revistës Forbes biznesmeni është njeriu i 14-të më i pasur në botë, dhe njeriu i 6-të më o pasur në Hong-Kong.

Diamanti peshon  12.03 karat dhe thuhet se bën pjesë në grupin e diamantëve blu më të mëdhenj. Shitja e kësaj kryevepre është bërë këtë të mërkurë në Sotherby, në Gjenevë.

Guri blu diamanti u gjet në minierën e famshëm të Afrikës së Jugut Cullinan , në janar  të viti 2014.

Shtëpia e  ankandit Sotherby në një publikim tha  se miniera Cullinan ishte " burim i vetëm i besueshëm në botë për diamante blu", dhe vetëm një përqindje e vogël e atyre që gjenden në të përmbajnë edhe një gjurmë të kaltër.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin