Rekord i ri botëror 'Guinness'/ Vallëzim nën ujë, pa marrë frymë, për plot 3 minuta e 28 sekonda

Multi kampionia e apneas , aktorja e psikologia Marina Kazankova dhe Dmitry Malasenko kanë vendosur një rekord të ri "Guinness", duke vallëzuar nën ujë pa marrë frymë për plot 3 minuta dhe 28 sekonda. Rekordi i ri botëror është vendosur në pishinën më të thellë në botë, e njohur si "Y-40" në Montegrotto në provincën e Padovës në Itali.

Performanca e çiftit ishte më shumë një spektakël teatror sesa thjesht zhytje nën ujë. Dy artistet performuan nën ujë mbi një litar dhe jo vetëm, në thellësi 4 m, të shoqëruar nga muzika e grupit muzikor "Omura band". 

Qëllimi i dy rekordmenëve ishte të motivonin njerëzit për të besuar në realizimin e ëndrrave të tyre dhe përjetimet e reja përmes apnea-s , mungesës së frymëmarrjes për më shumë se 15 sekonda.

Rekordmenët e rinj të "Guinness" kishin planifikuar të qëndronin nën ujë për 3 min e 15 sekonda por të shtyrë nga entuziazmi i spektatorëve, ata qëndruan edhe 13 sekonda më shumë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki