Delja e rracës Merino që shihni në foto quhet Chris dhe, edhe pse ende jo zyrtarisht, ka thyer rekordin botëror si delja më leshatore. Chris ishte vetëm një dele endacake derisa u zbulua nga një kalimtar i rastit në të dalë të kryeqytetit australian, Kanberra.
Mendohet se topthi i madh i leshit është ndarë nga tufa vite më parë dhe duke mos patur askënd që të kujdeset për të, i është rritur qimja duke i rrezikuar jetën. Menjëherë më pas shoqata e mbrojtjes së kafshëve RSPCA e njoftuar nga qytetari, telefonoi për ndihmë kampionin e qethjes së kafshëve Ian Elkins, i cili ia doli të heqë jo pak por 40 kg lesh nga delja e gjorë.
Kjo sasi leshi është e mjaftueshme për të thurur 30 pulovra. Elkins me habi u shpreh se nuk kishte parë kurrë më parë diçka të tillë në 35 vite eksperiencë.
Chris pati privilegjin të qethej nga 5 'berberë' profesionistë për kafshë. Ajo ka thyer rekordin e mbajtur 11 vite më parë nga një dele e së njëjtës rracë, e quajtur Shrek, e cila prodhoi 28 kg lesh live në televizion

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com