Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shifra rekord infektimesh nga koronavirusi. 1,801 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID nga 8,327 testime të kryera. Fatkeqësisht, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetar nga Berati 58 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 64-65 vjeç, një qytetar nga Vlora 70 vjeç. Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët që të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 113 pacientë, 10 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.
Sakaq, në të gjithë vendin aktualisht janë 12,283 raste aktive me COVID ndërsa 303 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit. Prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë shëruar 202,967 qytetarë.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 914 në Tiranë, 95 në Durrës, 64 në Elbasan, 59 në Shkodër, Fier, 52 në Vlorë, 45 në Gjirokastër, 43 në Lezhë, 31 në Lushnje, 28 në Sarandë, Korçë, 27 në Mat, 26 në Berat, 24 në Kamëz, 22 në Vorë, Kavajë, 21 në Divjakë, 15 në Kurbin, Pogradec, 10 Peqin, Gramsh, 11 në Patos, Tepelenë, Vau i Dejës, Mallakastër, 9 në Dropull, Kuçovë, në Kukës, Përmet, Librazhd, 7 në Krujë, 6 në Malësi e Madhe, Memaliaj, Dimal, Skrapar, Poliçan, Cërrik, Prrenjas, 5 në Delvinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Tropojë, Konispol, 3 në Dibër, Himarë, Devoll, 2 në Shijak, Rrogozhinë, Selenicë, Maliq, 1 në Has, Mirditë, Bulqizë, Klos, Rroskovec, Belsh.
Statistika (08 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1,801
Të shëruar në 24 orë 303
Të shtruar në spitale 114
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 8,327
Testime totale 1,524,940
Raste pozitive 218,487
Raste të shëruara 202,967
Raste Aktive 12,283
Humbje jete 3,237
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 5,962
Fier 1,111
Durrës 995
Elbasan 856
Shkodër 762
Vlorë 765
Berat 425
Gjirokastër 460
Lezhë 365
Korçë 310
Dibër 172
Kukës 100