Rekord në rënie të interesave, bonot njëvjeçare me 2.5%

Interesat e bonove të thesarit ranë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, duke cekur për herë të parë në historinë e tregtimit të tyre kuotën 2.5 për qind, për afatin njëvjeçar. Të dhënat e reja nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, në ankandin e fundit që u zhvillua tre ditë më parë, interesi mesatar i bonove njëvjeçare rezultoi saktësisht 2.54%, nga 2.83% që kishte qenë në fund të muajit të shkuar. Për shkak të uljes së fortë të interesave për depozitat bankare, bonot e thesarit kanë qenë gjatë këtyre viteve instrumenti më i leverdisshëm i tregut financiar, ku individët mund të kanalizonin paratë e kursyera.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës