Rekord negativ nga COVID-19 në Britaninë e Madhe, mbi 60 mijë të infektuarit në 24 orët e fundit

Rekord negativ nga COVID-19 në Britaninë e Madhe, mbi 60 mijë të infektuarit në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

BRITANIA E MADHE- Në Britaninë e Madhe, në 24 orët e fundit janë regjistruar 60,916 raste të reja pozitive me COVID-19.

Ky është një rekord i “zi” për Britaninë, pasi është herë e parë që ka tejkaluar 60 mijë infektime, që nga fillimi i pandemisë.

Ky rekord erdhi dhe pasi qeveria britanike ka vendosur të izolohet për herë të tretë.

Numri total i infektimeve në të gjithë vendin është  2,774,479 ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 76,305, që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Anglia është një ndër shtetet ku pasojat socio-ekonomike po lënë “plagë të thella” në shoqëri.

Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë ku nisi vaksinimi anti-COVID i qytetarëve me Pfizer, dhe së fundmi në vend u vaksinuan edhe personat e parë me Astrazeneca. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë me masat anti-COVID dhe vaksinimin masiv të qytetarëve përsëri situata epidemiologjike nuk po stabilizohet.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë