Pagesat me para në dorë vijojnë të mbizotërojnë në ekonominë shqiptare. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se paraja jashtë bankave nga janari deri në gusht të këtij viti është rritur me 15.5 miliardë lekë afro 150 milionë euro. Në fund të muajit gusht jashtë sektorit bankar qarkullonin 403.8 miliardë lekë, nga 388.3 miliardë lekë që ishte vlera në nisje të vitit.
Si rezultat i nivelit të lartë të parasë fizike në ekonomi, qeveria pritet të kufizojë pagesat me para në dorë edhe për qytetarët, pasi bizneset aktualisht e kanë të kufizuar deri në 150 mijë lekë.
Kufizimi i pagesave me para në dorë ka qenë edhe propozim i Komisionit Evropian, si metodë për të ulur informalitetin në ekonomi. Kurse shoqata e bankave ka propozuar që ky tavan të jetë 750 euro, dhe përtej kësaj vlere të mos lejohen më pagesa me lekë në dorë. Caktimi i një limiti sesa do të jetë vlera që qytetarët do të mund të përdorin për të paguar mallra apo shërbime në cash do të caktohet brenda 2026-ës.
Në strategjinë afatmesme të të ardhurave qeveria ka listuar 7 arsyet për nivelin e parë të cash-it në ekonomi, ku thelbësore mbeten, kultura jonë për të bërë pagesa, normat e ulta të interesit për depozitat, mungesave e terminaleve POS në dyqane për të paguar me kartë, informaliteti, mungesa e besimit ndaj bankave apo edukimi financiar. Në dokument thuhet gjithashtu se pagesat fizike, përdoren si alternativë për të fshehur burimin jo të ligjshëm të të ardhurave.
Përtej informalitetit e rrezikut të pastrimit të parave që vjen nga volumi i lartë i parasë fizike, ekspertët thonë se po konkurrohen edhe bankat, pasi milionat jashtë bankave po përdoren për biznesin e ‘fajdeve’.
PARAJA JASHTË BANKAVE
Gusht 2023 394,425 mln lekë
Gusht 2024 403,867 mln lekë
Rritja 9,442 mln lekë
Janar 2024 388,326 mln lekë
ARSYET KRYESORE QË NDIKOJNË NË CASH-IN E LARTË NË EKONOMI
1. Kultura jonë e kryerjes së pagesave me para në dorë;
2. Normë e ulët interesi për depozitat;
3. Mosinstalimi i terminaleve POS në të gjitha pikat e shitjes me pakicë;
4. Burimi i parave cash, nëse një individ ka një të ardhur 80 mijë lek në muaj dhe shpenzon 200 mijë lek në muaj, pra jashtë burimit të ligjshëm, logjikisht që këtë diferencë e ka të krijuar nga burime të paligjshme;
5. Niveli i ekonomisë informale/jo-zyrtare;
6. Besimi i ulët në sistemin bankar dhe preferenca për para në dorë;
7. Niveli i ulët i edukimit financiar dhe rezistenca ndaj ndryshimit
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
54.7%
-
Të gabuar
40.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 14583
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Monedha europiane pa stabilitet, shitet 98 lekë! Banka e Shqipërisë blen 137 mln euro, rënia s’ndalet
27 Shtator, 15:37
-
Biznes me borxhe! BSH: Mbi 37% e ndërmarrjeve me kredi për të paguar punonjësit
26 Shtator, 17:36
-
Tjetër rekord negativ, euro po zbret në 98 lekë, dollari 88 LEKË
25 Shtator, 15:48
-
Pr/rregullorja e BSH: S’ka më kredi në pak minuta e pa analizë financiare! Qytetari s'mund të ketë më shumë se 2 kredi konsumatore
24 Shtator, 17:03
-
Paga në dorë/ 'E papranueshme, do marrim masa të forta!' Rama apel punonjësve: Denonconi pronarët që nuk ju deklarojnë pagën
20 Shtator, 19:32
-
Kreditë për shtëpi do 'kufizohen', Banka e Shqipërisë në 'skaner' huatë për pasuritë e paluajtshme: Po vlerësojmë ekspozimin e bankave ndaj sektorit
19 Shtator, 16:51
-
Guvernatori Sejko takon shefin e Bankës Botërore Emanuel Salinas, në fokus rregullorja për mikrokreditë e anëtarësimi i vendit në SEPA
18 Shtator, 17:14
-
Skandali me mikrokreditë, Prokuroria kërkesë 11 bankave: Lironi llogaritë e klientëve të 'MCA' e 'Final'
16 Shtator, 12:09
-
Leku fundos valutat, euro 99.4 lekë kurse USD 89 lekë
13 Shtator, 16:31
-
Reagimi i Bankës së Shqipërisë ndaj kredive të këqija: A është zgjidhje kufizimi i kredidhënies?
12 Shtator, 12:30
-
1 në 4 familje “mbahen” nga emigrantët! Në 6 muajt e parë, 510 mln € dërgesa nga jashtë
11 Shtator, 16:18
-
Pronat e patundshme “rrëmbejnë” 25% të investimeve të huaja! ‘Turistët’, shtëpi në Tiranë e bregdet
11 Shtator, 16:12
si per shembull ulja e nivelit te Divas per pagesat deri ne 150 mije lek do rriste pa diskutim bazen tatimpaguese dhe luftonte cdo nivel informaliteti edhe kursin e kembimit jashte bankave burimi i pare i pastrimit te parave
PërgjigjuLigjet janë shumë në rregull zbatimi i tyre ka probleme.
Përgjigju