Të huajt në Shqipëri për ‘turizëm’ mjekësor, 2 miqtë italianë kryejnë transplant flokësh: Çmimet më të lira në Tiranë se sa në Itali, mjekët profesionistë

Vincenzo Cupertino dhe Antonio Gregorio, të dy italianë dhe miq me njëri-tjetrin, prej ditësh ndodhen në Tiranë. Ndryshe nga herët e tjera që Shqipërinë e kanë vizituar për të shijuar bukuritë natyrore dhe për të pushuar, këtë herë i kanë besuar marrjen e shërbimit mjekësor.

“Kam ardhur për të kryer transplantin e flokëve këtu në Shqipëri. Në Itali flitet shumë për mbjelljen e flokëve në Tiranë. Kontrollova në disa klinika e vende të ndryshme edhe u besova specialistëve që janë këtu në Tiranë. Gjeta një klinikë, ku njerëzit ishin shumë të sjellshëm, dhe stafi profesionistë”, shprehet italiani Vincenzo Cupertino.

“Janë shumë profesionistë, dhe jam shumë i kënaqur. Para se të vija kisha pak dyshime edhe frikë, por tani do e zgjidhja sërish Shqipërinë”, thotë Antonio Gregorio.

Vincenzo dhe Antonio tregojnë për Report TV se përveç çmimit më të ulët se vendet fqinje, Shqipërinë e zgjodhën edhe për cilësinë e shërbimit. 

“Çmimet këtu padyshim janë më konkurruese se në Itali, janë më të përshtatshme në krahasim me Italinë, por kjo s’do të thotë që shërbimi është më i keq, përkundrazi shërbimi është i një niveli shumë të lartë dhe padyshim që do ua sugjeroja të vijnë këtu në Shqipëri për kirurgji estetike. Para se të vija në Tiranë e të zgjidhja klinikën, bëra disa kërkime dhe në Turqi për shembull fillojnë nga 1900 euro, por këtu janë më lirë dhe me profesionistë”, thotë Cupertino.

“Çmimi këtu është më i ulët se në Itali, pavarësisht kësaj shërbimi është shumë i mirë”, vijon Gregorio.

Dy miqtë italianë janë mes mijërave të huajve që po e zgjedhin gjithnjë e më shumë vendin tonë për turizëm shëndetësor.  Ndërhyrjet dentare renditen në vendin e parë, duke u pasuar me ato estetike.

“Jemi goxha elitar në pjesën e turizmit dentar. Ka një proces në rritje, ka një ndryshim. Gjatë muajit gusht numri i pacientëve të huaj ulet për shkak se ata preferojnë të bëjnë pushimet në këtë periudhë, dhe rritet numri i emigrantëve, ndërsa më pas ndodh e kundërta. Kjo rritje ka ardhur nga viti në vit me 10-15%”, thekson stomatologu Besnik Sadikaj.  

Mjeku stomatolog Besnik Sadikaj tregon arsyet se përse të huajt zgjedhin Shqipërinë për këtë shërbim dentar, ndërsa na njeh edhe me grupmoshat që kërkojnë më shumë këtë shërbim.

“Shumë mendojnë se është çmimi, edhe unë e mendoj këtë, por ka ndikuar edhe një faktor tjetër. Në Shqipëri shërbimi merret më shpejt, punohet, shmanget pritja, ato burokracitë. Përgjithësisht vijnë pacientët mbi të 40, që kanë nevojë për punime potetike, vendosja e kapsulave, porcelaneve, etj. Këto janë shumë të kushtueshme edhe jashtë vendit. Le të themi që pacientët në Shqipëri e marrin shërbimin me rreth 40% apo 50% më pak sesa detyrohen ta marrin në një tjetër vend jashtë”, tha ai.

Për turizmin mjekësor në Shqipëri besnikë mbeten italianët, por vitet e fundit gjithnjë e më shumë janë amerikanët, gjermanët por edhe shtetasit britanikë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndoca: 28/09/2024 18:52

    A jon tu ba cudira mjeksoret, per ni or e triçerek bahesh me llëmb trinj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Filmi ‘Prokurori’ vjen në kinema në 10 Tetor, u xhirua në Tiranë, me pjesëmarrjen e aktorit të njohur hollivudian, Danny Glover

Filmi ‘Prokurori’ vjen në kinema në 10 Tetor, u xhirua në Tiranë, me pjesëmarrjen e aktorit të njohur hollivudian, Danny Glover