Një tjetër bilanc negativ është shënuar me raste të reja të personave të prekur nga COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se 1007 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 3849 testime të kryera, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 6 persona në 24 orët e fundit.

Betejën me virusin nuk e kanë fituar 3 qytetare nga Tirana, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetar nga Tepelana, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 49 -92 vjeç.

Ministria raporton se aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë që në 24 orët e fundit janë shëruar 581 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,958 që nga fillimi i epidemisë.

Në fund Ministria u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Shpërndarja e rasteve pozitive në bashki:

289 raste në Tiranë, 76 raste në Fier, 72 në Lushnje, 54 në Durrës, 51 në Vlorë, 48 në Elbasan, 32 në Shkodër, 28 në Kavajë, 25 në Lezhë, 24 në Mallakastër, 23 në Kamëz, 20 në Krujë, nga 19 raste në Kurbin, Korçë, 18 në Sarandë, 16 në Kukës, 15 në Gjirokastër, nga 14 raste në Berat, Malësi e Madhe, 12 në Divjakë, nga 11 raste në Mat, Kuçovë, 9 në Pogradec, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Përmet, Delvinë, nga 6 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Himarë, Shijak, nga 5 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, Patos, 4 në Fushë Arrëz, nga 3 raste në Has, Mirditë, Bulqizë, Peqin, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Vau i Dejës, Kolonjë, Poliçan, Dropull, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Rrogozhinë. 

COVID-19 – Statistika (3 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore        1007

Të shëruar në 24 orë     581

Të shtruar në spitale     404

Humbje jete në 24 orë   6

Testime ditore              3849

Testime totale            369,158

Raste pozitive             80,941

Raste të shëruara        48,958

Raste Aktive                30,579

Humbje jete                 1404

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   17308

Fier                        2607

Durrës                    1725

Shkodër               1517

Vlorë                     1483

Elbasan                  1424

Lezhë                    1071

Korçë                      979

Berat                     931

Gjirokastër         628

Kukës                    480

Dibër                     426

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:46
COVID-19/ Shkollat kthehen në vatra infeksioni në Berat, regjistrohen 5 mësues dhe 2 nxënës të infektuar

1612078651_Koronavirusinekosove1024x576.jpg

Shkollat vijojnë të mbeten vatra infeksioni në qytetin e Beratit. Në 24 orët e fundit u raportuan 14 raste të reja.

Prej tyre u regjistruan 5 mësues në shkolla 9-vjeçare si dhe 2 student në këto shkolla. Gjithashtu u regjistrua dhe një infermiere në Qendrën Shëndetësore në fshatin Vërtop në Poliçan.

-1 mësues në shkollën 9-vjeçare "Thimi Tani" në Berat,
-1 mësues në shkollën 9-vjeçare "Sali Gjuka" në  Urë-Vajgurore,
-1 mësues në shkollën e mesme "Muhamerr Janina" në Urë-Vajgurore,
-2 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz,
-1 nxënës në gjimnazin "Babë Dudë Karbunara" në Berat,
-1 student,
-1 infermier në Qendrën Shëndetësore të fshatit Vërtop në Poliçan,