Vera e vitit 2026 ka hyrë në histori në Francë si më e nxehta që nga fillimi i matjeve meteorologjike në vitin 1900. Rekordin e konfirmoi ministrja e Tranzicionit Ekologjik, Monique Barbut, duke iu referuar vlerësimit të shërbimit kombëtar meteorologjik Meteo-France.
"Ne kemi përjetuar verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i matjeve në vitin 1900", tha Barbut gjatë prezantimit të raportit që përfshin periudhën nga qershori deri në gusht.
Ajo ngriti pyetjen nëse vera e vitit 2026 do të mbetet thjesht një rekord i izoluar apo do të jetë e para në një seri rekordesh të reja, duke theksuar rëndësinë e masave për përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.
Sipas ministres, vala e të nxehtit u shoqërua me thatësirë të rëndë dhe zjarre me përmasa të pazakonta. Deri në fund të muajit gusht, flakët kishin djegur gjashtë herë më shumë sipërfaqe sesa mesatarja e 20 viteve të fundit.
Barbut e cilësoi thatësirën në Francën kontinentale si "të paprecedentë dhe të menjëhershme", duke shtuar se niveli i tharjes së tokës ishte më i larti i regjistruar ndonjëherë, ndërsa shumica e lumenjve kishin arritur nivelet më të ulëta të dy dekadave të fundit.
Ministrja u bëri homazh edhe zjarrfikësve që luftuan me flakët gjatë kësaj vere, duke kujtuar se katër prej tyre humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës.









Komente
Komento