Rekorde shikueshmërie dhe një copëz titull, Juventus-Inter në fundjavë do ndezë Italinë

Juventus-Inter të dielën pritet të ndezë Italinë dhe jo vetëm. Në Torino përballë do vihen dy skuadrat e para të rënditjes, por rivaliteti historik sportiv që karakterizon klubet referon se do jetë një përballje që shkon përtej 90 minutave.

Interi vjen në këtë duel pa mbrojtësit Pavard dhe Bastoni, ndërsa Cuadrado është në pikëpyetje, por si kryesues ka dy pikë më shumë se Juventusi, që për derbin e Italisë ka humbur kapitenin Danilo, por ka rikuperuar Alex Sandro-n. ‘Zonja e vjetër’ synon të rikthehet në krye të Seria A pas 3 vitesh dhe forma që po kalon e ligjëron këtë, pasi ka 5 fitore rradhazi. Interi numëron 4, por është mbrojtja dhe sulmi më i mirë i kampionatit, me 10 gola më shumë se Juventusi.

Juventus-Inter të dielën do vendosë rekord edhe përsa i përket transmetimit, pasi 200 shtete kanë blerë sinjalin nga kompania DAZN. Përllogaritet që ndeshjen do e ndjekin nga 500 milion deri në 1 miliardë sportdashës, ndërsa në fushë do jenë të vendosura 29 telekamera.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja