Rekordmeni Berisha, “thyen”
rekordin qëndron 153 minuta mbi ujë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer për të disatin vit me rradhë rekordin e vendosur nga vetë ai, për qëndrimin në det duke notuar. Këtë vit Berisha ashtu siç lajmëron edhe vetë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thyer për të disatin vit me rradhë rekordin e vendosur nga vetë ai, për qëndrimin në det duke notuar. Këtë vit Berisha ashtu siç lajmëron edhe vetë në profilin e tij në “facebook”, ka qëndruar në det 153 minuta.
Rekordi i Berishës nuk konsiston në ecje në det duke notuar, por zhvillimi i notit në një hapësirë jo shumë të largët por brenda një kohe relativisht të gjatë. Nëpërmjet 7 fotove dhe një shkrimi shoqërues, Berisha ka njoftuar të gjithë fansat e tij se më në fund edhe për këtë vit e theu rekordin e tij në not.
Sipas asaj që shkruan Berisha në “facebook”, ai qëndroi në ujërat e Jonit për 153 minuta pa llogaritur rezervën, çka do të thotë se vitin e ardhshëm do të ketë një tjetër rekord.
Thyerjen e rekordeve në not, ish-kryeministri e ka kthyer në një traditë të përvitshme ku ndryshimin e vetëm e bën plazhi të cilin ai zgjedh për të vendosur këto rekorde. Berisha është ndjerë edhe nostalgjik në fund të rekordit të tij, ku në fund të rekordit të tij ashtu siç shkruan edhe vetë Berisha ka marrë dhe ka shfletuar faqe për faqe librin e tij të notit që nga fëmijëria ku lahej në lumenj dhe deri në rekordin që ka vendosur dje.
“Gjatë notit sot kam shfletuar faqe për faqe librin tim të notit që nga vitet e fëmijërisë së hershme kur laheshim në lumenj që mbusheshin me ujërat e borës që shkrinte dhe ndonjëherë në Valbonë në kaltërsinë e saj të akullt, në liqenj akullnajash në Alpe, më pas në rezervuare, liqenjtë dhe detrat e vendit, deri tek rekordi i ri personal. Përsosmëria nuk ekziston por unë falënderoj Zotin dhe ndjehem krenar dhe i privilegjuar me raportin tim me ujin”, shkruan Berisha.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
21/4
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.4%
-
Të gabuar
81.3%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1081
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Liga e Kombeve/ Anglia publikon listën, rikthehet Jude Bellingham
4 Tetor, 15:01
-
Ushqimet e pasura me fibra, rëndësia e tyre për shëndetin dhe sistemin tretës
4 Tetor, 14:59
-
Nëndeklarimi i pagave godet dhe buxhetin, 4.5 mln euro më pak vetëm në 3 muajt e verës
4 Tetor, 14:57
-
BBC anulon intervistën me Boris Johnson pas një gabimi 'të turpshëm'
4 Tetor, 14:57
-
Zien rrjeti! Edhe Selena Gomez ka qenë pjesë e festave të P.Diddy-t?
4 Tetor, 14:53
-
Pse jeni gjithmonë të uritur? Arsyet pas oreksit tuaj të vazhdueshëm
4 Tetor, 14:51
-
Moti i keq/ Përmbytet oborri i shkollës ‘Kosova’ në Lezhë, nxënësit e mësuesit nxirren me makinë nga punonjësit e bashkisë
4 Tetor, 14:49
-
Moti i keq/ Përmbytet rruga pranë shkollës 9-vjeçare ‘Martin Camaj’ në Shkodër
4 Tetor, 14:44
-
Dhuna dhe kaosi në Kuvend, Meta: Burgosja e Salianjit do të rrisë më tej zemëratën e deputetëve
4 Tetor, 14:42
-
‘S’e pranoj as Berishën, as Bardhin’, Açka për Report Tv: U largova nga PD se nuk u bëra ushtare e kazermës! Kaosi, rrugë e gabuar
4 Tetor, 14:36
-
Dopingu i Sinner, Novak Djokovic: Të zgjidhet sa më parë, s’funksionon sistemi
4 Tetor, 14:34
-
Lideri suprem i Iranit: Vendi ynë dhe aleatët tanë nuk do të zmbrapsemi nga Izraeli
4 Tetor, 14:24