Rekordmenia e futbollit shqiptar, Megi Doçi: E keqja e sportit e ka emrin Koço Kokëdhima

Rekordmenia e futbollit shqiptar, Megi Doçi, e cila nuk arriti të fitonte Këpucën e Artë teksa e mbylli sezonin me 61 gola, 4 më pak se Valentina Troka e Apolonisë. Në fjalën e saj, nuk e kurseu komentin ndaj Presidentit të Apolonisë Koço Kokëdhima duke thënë se sa kohë të jetë ai, futbolli shqiptar nuk do të ecë përpara.

“Është emocion kur merr çmime te tilla, por të them të drejtën për momentin nuk e di nëse jam apo jo golashënuesja më e mirë e kampionatit sepse lojtarja tjetër ka qenë aty pranë. Unë di të them se Megi Doçi e ka treguar veten si tek Vllaznia, si në ekipin kombëtar, e po ashtu edhe në Champions League.

Prandaj nuk më intereson shumë se çfarë bëhet jashtë futbollit. Do të thosha se nëse ka diçka të keqe futbolli shqiptar sot, ai është Koço Kokëdhima. Sa të jetë ai, futbolli në vendin tonë nuk ka për të ecur përpara”, ishin fjalët e Doçit para gazetarëve.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë