Rekrutimet në FA, Kodheli e Veliaj
"Mundësi fantastike për të rinjtë"

Rekrutimet në FA, Kodheli e Veliaj<br />
TIRANË-Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kryetari i Bashkisë sëTiranës Erion Veliaj janë takuar këtë të hënë me 24 administratorët e njësive administrative të kryeqytetit, lidhur me fushatën e aplikimit për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura.

Rekrutimi i të rinjve në rradhët e Forcave të Armatosura ishte në fokus të këtij takimi, ku Kodheli u kërkoi administratorëve më shumë kontakte me të rinjtë.

Por cilat janë privilegjet që një i ri gëzon pasi rekrutohet në FA?

“Dikush që pranon të bëhet pjesë e FA ka mundësi të jashtëzakonshme në jetë. Studentët tanë studiojnë në akademitë më të mira dhe më të rëndësishme botërore ushtarake. Profilizohen dhe marrin specialitete nga më të rrallat, gjë që i bën ata të pazëvendësueshëm. Ka mundësi të rriten në gradë. Kanë mundësi të trajnohen edhe mbasi shkollohen. Por kanë edhe mundësi të një shërbimi shëndetësor të një natyre të veçantë, shumë të privilegjuar. Po kështu më të privilegjuar mund të jenë edhe për sa i përket strehimit apo të trajtimit të tyre, për gjithçka që në jetën e përditshme mund të kthehet në problem kur nuk merr një zgjidhje.”-shpjegoi ministrja Kodheli.

veliaj-kodheli

Në të njëjtën linjë me të ishte edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili tha se rekrutimet në FA, janë një mundësi fantastike për 600 të rinj të Tiranës.

“Ky rekrutim është shumë ndryshe nga fletëthirrjet e një kohe, kur shërbimi ushtarak ishte i detyruar. Sot flasim për rekrutim profesionist, për një punë nga më të mirëpaguarat. Unë i shoh fazat e rekrutimit të pranverës dhe të vjeshtës, 300 tani dhe 300 në fund të vitit, si një mundësi fantastike për 600 të rinj të Tiranës”,-tha kryetari i bashkisë Veliaj, i cili ftoi administratorët që të identifikojnë më të mirët për një ushtri të NATO-s.

Veliaj po ashtu përfitoi nga rasti që të falenderonte edhe njëherë Forcat e Armatosura për kontributin e dhënë në ndihmë të komunitetit gjatë situatës së shkaktuar nga përmbytjet. 

Fushata e aplikimeve për ata që duna t’i bashkohen Forcave të Armatosura është shtyrë deri me datë 1 mars.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës