TIRANË - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka ftuar të gjithë ata të rinj dhe të reja që duan t’I bashkohen trupës së policisë, të nxitojnë të kryejnë aplikimet për shkollën bazë të Policisë së Shtetit, të cilat pranohen deri në datën 20 janar.
Me një shënin në Facebook, ministri Tahiri ka deklaruar se, janë 300 të rinj dhe të reja që do të bëhen pjesë e strukturave të “policisë moderne që duam të ndërtojmë”.
“Bashkohu me Policinë e Shtetit për një Shqipëri më të sigurtë. Kanë filluar aplikimet për rekrutimin e 300 të rinj e të reja në policinë moderne që duam të ndërtojmë.
Aplikimet përfundojnë në 20 Janar", shkruan Tahiri.
Sipas ministrit të Brendshëm, kush dëshiron të bëhet pjesë e Policisë së Shtetit mund të marrë më shumë informacione këtu: www.asp.gov.al
"Për pyetje ose kontakt, shkruaj në [email protected]”, shkruan Tahiri në Facebook.

(Në foto: Shënimi i ministrit Tahiri në Facebook)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ja dokumentet që ju duhen për aplikime