Rekrutimi i mësuesve, ministrja 
Nikolla: Aplikimi nis nga sot

Rekrutimi i mësuesve, ministrja <br />Nikolla: Aplikimi nis nga sot
TIRANE- Pas 31 dhjetorit 2014 situata në shkollat shqiptare do të ndryshojë, duke mos lejuar më t’u jepet mësim nxënësve nga mësues që s’kanë arsimin përkatës. Këtë e ka shprehur ministrja Lindita Nikolla në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, duke theksuar se mësuesit që japin mësim jashtë profili do të pozicionohen në degët përkatëse për të cilat edhe janë profesionalizuar. Ministrja Nikolla tha se pasi t’i nënshtrohen provimit të shtetit, dhe më pas do të marrin licencën e mësuesit.
 
“Janë 1984 mësues pa arsimin përkatës dhe 2065 që punojnë jashtë profilit. Kjo ka ardhur si keqfunksionim i burimeve njerëzore. Rankojmë të gjithë mësuesit bazuar në përvoja e meritë. Listimi i mësuesve të vijë në bazë të testimit që do bëhet në 12 qarqe. Nëse në një qark ka nevojë për 4 mësues dhe konkurrojë 20, vija ndalet te 4. Ata do të kenë mundësi të zgjedhin vendin e punës sipas radhës, nëse nuk duan të shkojnë aty ku caktohen atëherë vija zbret tek tjetri në radhë.  Kemi shumë më shumë mësues që presim ndërkohë që ka shumë që janë pa arsmin përkatës”, tha ministrja Nikolla.

Ministrja e Arsimit tha se pas fazës së parë të kontrollit të zbatimit të ligjit të Arsimit të Lartë nga universitetet publike e private, do të fillojë në dhjetor një tjetër fazë, ajo e akreditimit dhe rankimit të universiteteve.
 
E pyetur nëse do të kandidojë për kryetare bashkisë në zgjedhjet e ardhshme lokale, Lindita Nikolla tha se do të vazhdojë të jetë ministre e Arsimit dhe Sportit, duke përjashtuar mundësinë e kandidimit.

Ju keni prezantuar masat e parashikuara për largimin nga puna të atyre që japin mësim pa arsimin përkatës apo jashtë profili. Si do veprohet?
Janë 1984 mësues pa arsimin përkatës dhe 2065 që punojnë jashtë profilit. Kjo ka ardhur si keqfunksionim i burimeve njerëzore. Rankojmë të gjithë mësuesit bazuar në përvoja e meritë. Listimi i mësuesve të vijë në bazë të testimit që do bëhet në 12 qarqe. Nëse në një qark ka nevojë për 4 mësues dhe konkurrojë 20, vija ndalet te 4. Ata do të kenë mundësi të zgjedhin vendin e punës sipas radhës, nëse nuk duan të shkojnë aty ku caktohen atëherë vija zbret tek tjetri në radhë.

Kur përfundon kjo kirurgji, pasi e keni quajtur të tillë?
Brenda muajit dhjetor, do minimizojmë në maksimum mësuesit jashtë profilit. T’u japim mundësinë të rinjve.

Si do ta motivoni të kthehen në qytetet e tyre mësuesit?
Do ketë paga më të larta, do mundësohet një portofol kreditesh. Gjithçka do jetë në zgjedhjen e tij.

Çfarë duhet të bëjë një mësues, për këtë proces?
Pasi kanë dhënë edhe provimin e shtetit do të aplikojnë duke thënë edhe profilin e vet dhe në cilin qark dëshiron të kontribuojë. Brenda dhjetorit do dorëzohet edhe dokumentacioni te shkolla. Në të njëjtën ditë do bëhet edhe testimi në 12 qarqet.
 
Çfarë do ketë testimi? Kush do t’i vlerësojë?
Do ketë të gjitha parimet e kualifikimit, Ashtu siç ndodh në të gjitha. Do jetë i miradministruar. Për analogji do të jetë si te provimet shtetërore. Në konceptin e organizmit. Si procedurë do jetë nivel i fortë i procedimit.
 
Berisha akuzon se zhvendosni mësuesit profesionistë për të vënë ata partiakë?
Mësuesi që jep matematikë do të japë matematikë, ai i certifikuar për anglisht do jap anglisht etj. Nuk ka kthesë në arsim pa mësues të mirë.
 
Kur nuk ka mësues që janë të profilit, si do zëvendësohen?
Duhet folur me rezultate. Fëmijët dhe prindërit pas 31 dhjetorit do ketë një situatë krejtësisht të re. Që do të ketë lidhje me meritën. Në janar çdo gjë ka mbaruar. Do të bëjmë një emision tjetër dhe unë do të raportoj sërish. Ç’cilësi mund të dilte nga investigimi, kur mësues pa arsimin përkatës vijonin të ishin në ato shkolla.
 
Nuk kishit kohë të bënit këtë para vitit shkollor?
Ka kohë që ka filluar. Është inspektuar çdo shkollë. Nuk kemi vetëm shifra, por i kemi edhe emër për emër.
Si mundet një qytetar në Korçë që është inxhinier gjeolog të japi teknologji apo në Kukës një ish-inxhinier jep anglisht. Nuk po largojmë mësues nga vendi i punës, por po sjellim në vendin e punës ata që e meritojnë.
 
Është folur për një licencim të mësuesve. Ky është?
Aq sa folëm ka të bëjë me një plagë. Pas përfundimit të kësaj faze deri në muajin maj do bëhet licencimi. Do kemi një vlerësim të mësuesve duke i kthyer në një sistem kreditesh duke i licencuar ata.

Çfarë kriteresh ja shtojnë kreditet dhe çfarë ua ulin kreditet mësuesve?
Nuk u ulen kreditet. Kriteret kanë të bëjnë me gjitha njohuritë pedagogjike. Si realizohen mësimdhënia dhe sa ka ndikuar puna e mësuesve në shkolla të ndryshme. Ky sistem është edhe në botë. Maqedonia zhvillon teste për mësuesit çdo fundviti shkollor. Për ta mbajtur licencën dhe për të ecur përpara në karrierë
 
Matura shtetërore do të ndryshojë?
Është një proce. Vetëm falë vendosjes së një standardi unik i dha frytet e veta. Do shikoni se do ketë një rritje të arsim it. Ajo që prindërit më kanë thënë në fakt pas përfundimit të maturës më kanë përgëzuar. Është investuar fort në një model që do të investoj edhe në brezat e ardhshëm. Nuk ka më kope dhe korrupsion që mund të penalizojë disa dhe të favorizojë disa. Penalizuam mësues dhe drejtorë që nuk ia dolën të ruajnë standardet e maturës shtetërore.  Do mundësojmë një maturë të re, që të certifikojnë mbarimin e gjimnazit pa qenë e nevojshme të jetë e lidhur me hyrjen në Universitet.
 
Një prindër duhet ta dijë se çfarë ndryshon në procedurë?
Në kohën e duhur do u shkojë informacioni. Do marrin notën mesatare, notën e provimeve dhe këto do të jenë kreditet e veta për të aplikuar në një universitet. Do ketë një agjenci që do bëjnë shpërndarjen. Do jenë Universitetet dhe agjencia që do ndajnë studentët.

Dixhitalizimi, premtuat futjen e tabletave për nxënësit në shkolla. Në çfarë stadi është?
Marrëveshja me austriakët për të aplikuar këtë metologji në shkollat tona. Ekspertët kanë ardhur, janë identifikuar 60 shkolla për t’u pilotuar. Stafet pedagogjike janë ende te papërgatitura. Së bashku me disa agjensi po realizojmë trajnimin e mësuesve që këta të trajnojnë mësuesit e tjerë. Nuk do japim tableta për të parë facebookun, por do jetë i strukturuar me të gjitha nivelet e sigurisë.

Me altertektsin çfarë do të ndodhë?
Do ketë një tekst unik për lendet natyrore. Nuk do të ketë vetëm përkthim por edhe përshtatje në kurrikulën tonë. Nuk do ketë më tekste që thonë gjëra të ndryshme nga njëra-tjetrën. Do ketë tekst të ri për gjuhë, historinë gjeografinë. Do bëhen edhe ndërhyrjet e nevojshme në ligj. Ftojmë shtëpitë botuese të mundësojnë përzgjedhjen me parametrat që ato afrojnë.

Pas pezullimit, disa universitete u rihapën. A plotësuan kushtet?
18 institucioneve që iu është hequr licenca nuk mund të rikthen në funksionim pasi nuk përmbushin kriteret. Por institucione të tjera që u pezulluan, dhe iu kërkua që të përmbushnin standardet. Nuk ka asnjë cedim nga ajo që ne kemi thënë. Në dhjetor fillon një proces akreditimi dhe rankimi nga agjencia britanike. Në fazën e parë është parë vetëm zbatimi i ligjit të Ministrisë së Arsimit. Ndërsa në fazën e dytë do të shihet cilësia, pa bërë dallim si për universitetet publike, ashtu edhe për ato private. Hap pas hapi do t’i bëjmë publike edhe këto raporte.
 
Çfarë efekte ka pasur në vitin e ri akademik?
Nuk ka më institucione të arsimit të lartë që janë në shkelje të ligjit. Ka një lloj përgjegjësie të re të stafeve akademike për ruajtjen e dokumentacionit dhe për të qenë të qartë në çdo gjë që ligji thotë. Në gjithë këto vite nuk ishte bërë asnjë inspektim i këtij lloji. Për arsimin e lartë publik duhet të ketë një kontroll dhe inspektim. Çdo student dhe çdo familje shqiptare duhet të dijë se sa vlerë ka dega apo profili që ndjek. Ne ende vazhdojmë të kemi një numër të madh të institucioneve të arsimit të lartë në vend, sidomos private. Absolutisht do t’i japim mundësinë për t’u arsimuar çdo të riu.
 
Universitetet publike sa kanë pranuar studentë në numër krahasuar me një vit më parë?
Janë në fakt disa kuota më pak, se vitin e kaluar. Flas për regjistrimet. Dhënia e kuotave për vitet e para të studimit nuk është bazuar në asnjë lloj studimi. Një numër marramendësi studentësh që nuk u plotësohej asnjë kusht sa i përket infrastrukturës në shkolla, po edhe cilësia e mësimdhënies. Ligji thotë se nuk mund të hapet asnjë profil me më pak se 10 studentë. Ne kemi ndërhyrë me kuota ku mesatarja nuk kalonte 5.3. Juridiku, Mjekësia, Ekonomia, kanë numrin më të lartë të kërkesave për studime.
 
Çfarë përgjigje keni për studentët e masterit që protestojnë për tarifat e masterit?
Tarifa më e lartë është 20 lekë në ditë, kaq është rritur. Por kjo u bë duke komunikuar me stafet akademike. Ato janë tarifa që mbeten brenda buxheteve të fakulteteve, që shkojnë për laboratore, për profesorë të talentuar, për të ftuar profesorë të huaj. Kjo është e vërteta e këtyre tarifave. 20 lekë në ditë janë për cilësi të reja në mësimdhënie.
 
Në çdo universitet cilësor në botë, është kërkimi shkencor. Por në Shqipëri nuk janë bërë kërkime të tilla nga universitetet. Si do të ndërhyhet?
Kjo është çështje politikash. Deri më tani kjo nuk është mbështetur, apo për ndërthurje të biznesit me jetën akademike. Po punojmë për ta bërë biznesin pjesë të rëndësishme për universitetin, jo vetëm për mbështetjen financiare, por edhe për politika binjakëzimi, për të sjellë politika të reja zhvillimi.
 
Është folur disa herë për tekste të rishikuara sidomos të historisë me vendet fqinje për të shmangur gjuhën e urrejtjes.
Historia në Ballkan na ka mbushur me aq shumë ngjarje, lufta e urrejtje. Sot edhe Franca e Gjermania, të cilët kanë pasur një histori të vështirë, kanë të njëjtin tekst të historisë për nxënësit në shkollat e tyre. Ministria e Arsimit është vullnetplotë për ta realizuar këtë, por nuk mjafton vetëm kaq, duhet një angazhim i përbashkët edhe nga vende të tjera. Duhet prani edhe e ekspertëve ndërkombëtare të historisë për hartimin e këtyre teksteve.
 
Kemi folur për njehsimin e kurrikulave me Kosovën. Në çfarë pike jemi?
I gjithë ndërveprimi midis arsimit në Shqipëri dhe të arsimit për shqiptarët në Kosove trumbetohet me abetaren e njehsuar. Kemi tejkaluar këtë moment duke zhvilluar në një shkallë me të lartë integrimin. Të dy vendet tona kanë një kornizë kurrikulare konform standardeve të BE. Tashmë kemi të njëjtën kornizë kurrikulare.
 
Ju jeni edhe ministre e Sportit dhe do doja t’ju pyesja edhe lidhur me atë që ndodhi pas ndeshjes. A mendoni se institucionet shqiptare edhe federata u kapën nga një folklorizëm dhe nuk e analizuan si duhet situatën?
Ky është kompleksi që duhet të heqim nga vetja. S’kemi pse të folklorizohemi apo të turpërohemi. Për sa kishte loje djemtë e kombëtarë treguan aftësi , për sa kohë s’pati lojë, treguan qytetari. I falënderojmë ata që shpërndanë videon e sjellë nga ministria e Arsimit, për t’i treguar të gjithëve, atë që UEFA nuk e pa.
 
A do të kandidonit për kryetare e bashkisë së Tiranës? Po nëse do t’ua kërkonte Rama?
Pas disa muajsh do vij sërish tek ju për të folur për rezultatet në arsim dhe në sport. Zoti Rama po mbështet nismat në arsim, dhe ashtu siç kërkon llogari nga të gjitha institucionet


Redaksia Online
(e.s/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

La mandatin e deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja shkon sërish sot në SPAK  (VIDEO)

La mandatin e deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja shkon sërish sot në SPAK (VIDEO)