Itali/ Ishte nën arrest shtëpie, por me leje Gjykate për të shkuar në punë, 35-vjeçari shqiptar kapet me 1 kg kokainë të pastër! Vlera 100 mijë euro

Itali/ Ishte nën arrest shtëpie, por me leje Gjykate për të shkuar në punë, 35-vjeçari shqiptar kapet me 1 kg kokainë të pastër! Vlera 100 mijë euro

Policia italiane gjatë një operacioni antidrogë

Spezia- Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali me 1 kilogram kokainë të pastër, edhe pse duhet të ishte në masën “arrest shtëpie”.

Vlera e drogës së sekuestruar llogaritet në njëqind mijë euro nëse do shitej me doza.

Një episod që tërhoqi vëmendjen e policisë ka qenë lëvizja me mjetin furgon e të dyshuarit në zonën e Sarzanë-s. Menjëherë ai i është nënshtruar kontrollit të patrullës, duke qenë se për një krim të mëparshëm i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak, por kishte marrë autorizim nga gjyqtarët për të shkuar në punë.

I dyshuari, emri i të cilit nuk u bë i ditur, ka qenë duke shkuar për në punë në momentin e kapjes në flagrancë. Droga u gjet pas një kontrolli të thelluar në mjet, ku u gjet një bllok me lëndë narkotike, e identifikuar më pas si kokainë, si dhe dy mijë euro cash.

Tashmë, 35-vjeçari gjendet i mbyllur në burgun e La Spezia, i akuzuar për posedim droge me qëllim trafikimi. Autoritetet po zbatojnë të gjitha strategjitë e nevojshme për të thelluar hetimin dhe për të zbuluar ndonjë bashkëpunëtor apo një rrjet më të madh shpërndarjeje.  

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim punën e SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim punën e SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar