Policia italiane ka arrestuar dje një 26-vjeçar shqiptar me precedentë të shumtë penale, gjatë një aksioni që ka zgjatur rreth 72 orë në qytetin e Torinos. Mediat italiane bëjnë me dije se nga ky operacion janë arrestuar gjithsej 7 persona, të cilët kërkoheshin nga drejtësia italiane për vepra të ndryshme penale. Mirjan Luzi, i shpallur në kërkim që në qershor të vitit të shkuar akuzohet për bashkëpunim në krime mafioze, nënshtrim në skllavëri, tregti skllevërish, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik të qenieve njerëzore.

Akuzat
Autoritetet italiane kanë bërë me dije se akuzat ndaj 26-vjeçarit shqiptar janë të rënda, ndërsa nuk ka reshtur së kryeri ato. Po ashtu, ata janë shprehur se ka qenë shumë e vështirë për arrestimin e tij, pasi kishte një përkrahje të madhe nda shumë bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët i fshihen drejtësisë.