BE-ja vlerëson draftin e propozuar nga Rama për Asociacionin: Tekst i shkruar me shumë seriozitet, ka një cilësi shumë të lartë

BE-ja vlerëson draftin e propozuar nga Rama për Asociacionin: Tekst i shkruar me shumë seriozitet, ka një cilësi shumë të lartë

Foto ilustruese

Disa burime diplomatike në Bashkimin Evropian, që thonë se kanë pasur mundësi të shohin tekstin e draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të dorëzuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se, “teksti është i shkruar me shumë seriozitet, dhe për nga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”.

Prandaj, sipas burimeve, “testi po analizohet me kujdes”.

Por, në pyetjet se a do të merret parasysh ky draft, për të avancuar në dialog, këto burime kanë thënë se “ky tekst shihet si një kontribut në këtë drejtim, sikurse edhe drafte tjera që janë punuar deri me tash nga organizatat e ndryshme joqeveritare“.

“Nuk është aq e rëndësishme se si e trajton BE-ka këtë draft, por si e trajtojnë palët, Prishtina dhe Beogradi. U takon atyre që, në kuadër të dialogut, të avancojnë në drejtim të përmbushjes së këtij obligimi“, ka thënë një diplomat i BE-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë më 8 qershor, se ua ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Rama ka thënë se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është "një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën".

Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar ende lidhur me draftin e propozuar nga Shqipëria.

Në BE thonë se, përveç drafteve të ndryshme, që janë paraqitur nga organizata të ndryshme, janë paraqitur edhe shumë “shembuj evropianë“, që mund të shërbejnë si model për të siguruar një model të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin etnik serb në Kosovë.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një prej obligimeve të Kosovës, për të cilin BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara insistojnë më së shumti.

Në takimin e fundit të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes dy vendeve, është prezantuar një draft për Asociacionin i përpiluar nga Ekipi Menaxhues - i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.

Ky ekip është shkarkuar një ditë më vonë, nga autoritetet e Kosovës. Drafti është refuzuar menjëherë nga Kosova, derisa burimet në BE kanë thënë se kanë pritur diçka të tillë. Kurti, më vonë, e ka prezantuar një “draft vizion“, duke u bazuar në shembullin e Kroacisë, ku ekziston një Këshill Kombëtar për komunitetin serb.

BE-ja insiston se ka shumë modele që mund të merren parasysh dhe se, nëse ekziston vullneti i mirë, edhe kjo çështje, e cila është vonuar aq shumë, mund të përmbyllet me sukses. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria aktuale e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik./REL


Lajmi kryesor:

Drafti i Ramës për asociacionin, Peter Stano: Secili kontribut konstruktiv është i mirëseardhur! BE mund të marrë masa për Kurtin e Vuçiçin, anulon konferencën e donatorëve


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
BE e gatshme të organizojë takim ekspertësh për draft-statutin e Asociacionit

I pyetur për draft statutin e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për formimin e Asociacionit në veri të Kosovës, Peter Stano, zëdhënësi i BE për politikën e jashtme dhe sigurinë ka bërë me dije se çdo kontribut konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE do të diskutohet.

Ai konfirmoi se plani ishte që në 5 dhe 6 qershor të mbahej sesioni i parë i draftimit të Asociacionit ku të kishte diskutime në nivel ekspertësh nga të dyja palët. Por për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës, plani i anulua sepse Lajçak duhet të udhëtonte në Kosovë dhe Serbi.

Ndërsa shtohet më tej se Lajçak është i gatshëm të organizojë takimin e draftimit për Asociacionin.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Optimus Prime: 09/06/2023 16:59

    Akoma me trimëri ju të Kosovës prandaj po hiqni dorë nga nënshtetësia Kosovare çjetojnë jashtë se jeni patriotë të flaktë, Rama po i tregon me çdo mënyrë BEsë dhe botës se nuk jemi të zbritur nga mali duam të ecim përpara ti afrohemi Europës jo me brohoritje shpellash dhe me sjellje të tillë.. Kosova në do të ndjekë rruhën e saj ta bëjë me @@e saj jo si ata fëmijët që gjuajnë me gur dhe fshihen pas një të rrituri.. Në doni shkatrim si në Ukrainë vazhdoni ne 50 vjet mbrapa skemi pse të shkojmë...

    Përgjigju
  • Bepi: 09/06/2023 16:25

    Kosovaret jane si kope lopesh. Vetem shajne, anatemojne dhe komentojne. Dhe pastaj hane gulash dhe pine caje rusi. Me popull te trashe dhe te degjeneruar nuk ka. Prandaj nuk i do askush keto plehra.

    Përgjigju
  • Sndk: 09/06/2023 13:52

    Nje draft te tille duhet ti dergojme edhe ne, populli i thjeshte, BE-se dhe gjykates nderkombetare te te drejtave te njeriut, ku ti shpjegojme se gjenocidi ne ballkan nuk ka me vend, sidomos nga serbia terroriste! Duhet ti tregojme qe koncepti i asosacionit eshte diskriminues, gjenocidial dhe terrorist ne vetvete dhe se nuk perputhet me ligjet Kosovare ose dhe ato nderkombetare. Asocacioni i heq te drejten e sovranitetit nje vendi te pavarur, diskriminon shqiptaret dhe tjeterson perberjen kombetare Kosovare! Ne fund fare, perkufizimi ligjor i asocacionit te komunave duhet ti referohet thjeshte ose nje organizate ojq ose nje stalle derri. Ja psh…. Aqif Kapertoni blen nje cope toke dhe ka dy derra. Nderton nje stalle dhe fut derrat brenda. Stalla e ka emrin asocacioni i komunave serve ne veri. Aty mund te behet pritja e ambasadoreve te interesuar dhe mund te shkoje KFORI dhe te ruaje asocacionin. ????

    Përgjigju
  • Eri: 09/06/2023 13:27

    Ka dhe nje material te Sorros Beograd...mbase eshte I perafert. Sipas atij versioni Trepce duhet ti kaloje Serbise . Trepce ka minerale sa 60% e PPB Kosove, Shqiperi se bashku.

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/06/2023 11:33

    Tekat serioz i Baton Staniśiçit dhe Edvin shkjaut shqipfolës më sorrosat në të mallhuset më tradhtar të kombit

    Përgjigju
    • Italia si moter: 09/06/2023 13:23

      Po do te shkaterosh gjithe boten mbare ,mer dy kosovar .a ka me te pa bese se ty more arberor qe vetem emrin ke se ne shpirt je anti shqiptar ,a ka me te pa bese se ju ?jo ne bote jo ju mbani rekord

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’

Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’