“Secili kontribut konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në kuadër të të cilit është duke u diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është i mirëseardhur” kështu ka thënë zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, për Evropën e Lirë, pasi u pyet rreth një drafti me propozimin për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri tha më 8 qershor se drafti ishte në tryezën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Rama nuk dha shumë detaje nga dokumenti duke u shprehur se është konfidencial, por është shprehur i bindur se është "një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën"
Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar ende lidhur me draftin e propozuar nga Shqipëria.
Disa burime diplomatike në Bashkimin Evropian, që thonë se kanë pasur mundësi të shohin tekstin e draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të dorëzuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë thënë REL se, “teksti është i shkruar me shumë seriozitet, dhe për nga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”. Prandaj, sipas burimeve, “teksti po analizohet me kujdes”.
BE diskutoi marrjen e masave nëse nuk respektohen kërkesat ndërkombëtare
Ndërkohë mediat kosovare shkruajnë se nga BE po diskutohet marrja e masave nëse nuk respektohen kërkesat e ndërkombëtarëve
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë informuar në lidhje me vizitën e kësaj jave të të dërguarit special për dialog Miroslav Lajçak të bërë në Prishtinë dhe Beograd ku ai ishte i shoqëruar edhe nga emisari amerikan për dialog Gabriel Escobar.
Sipas burimeve diplomatike tw cituara nga Radio Televizioni i Kosovës, në Bruksel, bisedat e emisarit evropian dhe atij amerikan, të zhvilluara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, janë cilësuar “të vështira”.
Thuhet gjithashtu se shefi i qeverisë kosovare ka shprehur gatishmërinë që të bisedojw për masat drejt shtensionimit të situatës, por, sipas raportimit, ai ka hezituar të pranojw kërkesën për heqjen e menjëhershme të policisë speciale nga objektet komunale. Nga ana tjetër, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, janë informuar se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shprehur gatishmërinë për të bindur serbët lokal të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme, por nën kushtet e caktuara.
Gjatë raportimit të ekipit të Miroslav Lajçakut tek shtetet anëtare të BE-së, siç merret vesh nga burimet diplomatike, gjithashtu janë diskutuar mundësitë e ndërmarrjes së masave nëse nuk respektohen kërkesat ndërkombëtare rreth hapave drejt de-përshkallëzimit.
Çështja e pezullimit eventual të vendimit të liberalizimit të vizave, nuk është në mesin e masave që shqyrtohen, kanë konfirmuar disa burime nga shtete anëtare sepse, shumë nga ato konsiderojnë se një vendim i tillë do godiste qytetarët e Kosovës e jo ata të cilët Brukseli i konsideron përgjegjës për mosrespektimin e kërkesave ndërkombëtare.
Ngrirja e disa programeve financiare – si një nga idetë e masave goditëse siç merret vesh nuk ka gjetur përkrahje tek shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu duket se shtete anëtare të Bashkimit Evropian janë dakorduar se për momentin nuk ka vend për biseda rreth organizimit të konferencës donatore sepse kjo është drejtpërsëdrejti e lidhur me progresin në implementimit të akordit të arritur në Ohër. Në këtë rrafsh shumica janë pajtuar se përgjegjësinë për mungesën e zbatimit, kanë edhe Kosova edhe Serbia. Megjithatë për provokimin e tensioneve në veri përgjegjësia bartet vetëm tek qeveria e Kosovës.
E vetmja masë e menjëhershme që eventualisht mund të aktivizohet është anulimi i një takimi në kuadër të një nën komitetit të MSA-së, në mes të Komisionit Evropian dhe Kosovës. Në rast se kjo ndodhë, ky anulim i takimit do shërbej si sinjal i Brukselit për të shprehur pakënaqësinë për shkak të mospërfilljes se kërkesave për uljen e tensioneve në veri, dhe gjetjen e një zgjidhjeje për t’i kthyer serbët në institucionet lokale në veri të Kosovës. shkruan RTK.
Disa burime diplomatike në Bashkimin Evropian, që thonë se kanë pasur mundësi të shohin tekstin e draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të dorëzuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se, “teksti është i shkruar me shumë seriozitet, dhe për nga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”.
Prandaj, sipas burimeve, “testi po analizohet me kujdes”.
Por, në pyetjet se a do të merret parasysh ky draft, për të avancuar në dialog, këto burime kanë thënë se “ky tekst shihet si një kontribut në këtë drejtim, sikurse edhe drafte tjera që janë punuar deri me tash nga organizatat e ndryshme joqeveritare“.
“Nuk është aq e rëndësishme se si e trajton BE-ka këtë draft, por si e trajtojnë palët, Prishtina dhe Beogradi. U takon atyre që, në kuadër të dialogut, të avancojnë në drejtim të përmbushjes së këtij obligimi“, ka thënë një diplomat i BE-së.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë më 8 qershor, se ua ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Rama ka thënë se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është "një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën".
Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar ende lidhur me draftin e propozuar nga Shqipëria.
Në BE thonë se, përveç drafteve të ndryshme, që janë paraqitur nga organizata të ndryshme, janë paraqitur edhe shumë “shembuj evropianë“, që mund të shërbejnë si model për të siguruar një model të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin etnik serb në Kosovë.
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një prej obligimeve të Kosovës, për të cilin BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara insistojnë më së shumti.
Në takimin e fundit të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes dy vendeve, është prezantuar një draft për Asociacionin i përpiluar nga Ekipi Menaxhues - i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.
Ky ekip është shkarkuar një ditë më vonë, nga autoritetet e Kosovës. Drafti është refuzuar menjëherë nga Kosova, derisa burimet në BE kanë thënë se kanë pritur diçka të tillë. Kurti, më vonë, e ka prezantuar një “draft vizion“, duke u bazuar në shembullin e Kroacisë, ku ekziston një Këshill Kombëtar për komunitetin serb.
BE-ja insiston se ka shumë modele që mund të merren parasysh dhe se, nëse ekziston vullneti i mirë, edhe kjo çështje, e cila është vonuar aq shumë, mund të përmbyllet me sukses. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria aktuale e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik./REL
Rezultati i deritanishem nga “trazirat e veriut” ne Kosove… 1. Me shume KFOR ne Kosove. 2. Vucicka ulet ne nivelin e ose pak me poshte se Kurti. 3. Serbia e kafshon bllofin e Kurtit dhe nxjerr ne pah natyren terroriste te serbise. 4. Gjithe skena nderkombetare frikesohet nga ushtrimi i sovranitetit Kosovar dhe sulmon Kurtin njeanshmerisht dhe pa asnje shpjegim. 5. Sulmi i njeanshem “nderkombetar” dhe mediatik ndaj Kurtit dhe injorimi i akteve terroriste serbe, tregon korrupsionin e larte ne aktoret politike dhe nderhyrjen e huaj propagandistike ne shtypin shqiptar. 6. Edvin Rama del kaqol i perhershem dhe tradhetar i zakonshem. 7. Del ne pah mungesa e bazes ligjore dhe perputhshmeria e asocacionit serb me legjislacionin nderkombetar per te drejtat e njeriut. 8. Del ne pah, qasja diskriminuese dhe gjenocidiale ndaj Shqiptareve nga te ashtuquajtur “nderkombetare” dhe km ramchari. 9. Del ne pah standardi i dyfishte i politkes se jashtme europjane dhe ne thelb i paafte e i pazoti! 10. Kurti e ben ushtrine e serbise te kerceje me nje gisht te mesit ne brime. 11. Vucici ra ne qetesi tani, sepse e kafshoi karemin e Kurtit. 12. S’do mungonte nje Escobar dhe i Lajthitur ne arenen terroriste dhe drogaxhike te serbise, se bashku me ramcharin tone. Une them qe jemi para. Thjeshte duhet te fillojme ca ceshtje gjyqesore gjenocidiale kundra escobarit, lajcakut, ehh frances dhe vucicit se pari. Pse duhet qe te diskriminohemi mre jahu? Si dhe gjykata nderkombetare e te drejtave te njeriut te vendose nese veprimet e njeanshme te lajcakut dhe pablitos jane ne perluthje me ligjet nderkombeyare te te drejtave te njeriut. Mua me duket se jane kundra.
PërgjigjuE publikoni dot permbajtjen e te ashtuquajturit draft ose ne shqip keqeshkronje! Eshte kaq i mire dhe i sakte, sa eshte sekret. Hahaha! Packa, kemi edhe sondazhe qe na pyesin nese Kosova duhet ta pranoje keqeshkronjen e kryeministrit pa e lexusr dhe pa ditur se c’ka brenda. Shtet bananesh i drejtuar nga majmune anadolli!
PërgjigjuLajcak lajthise dhe Pablito escobarit i duhen kujtuar ligjet nderkombetare te te drejtave te njeriut. Vucicit i duhen lexuar ligjet e gjenocidit, terrorizmit dhe ne fund duhet leshuar nje flet arrest shqiptar kundra tij dhe gjithe tepricave millosheviceske qe sot marrin fryme! Ramen duhet njesuar dhe trajtuar si isist delirant qe eshte! Dhe pastaj duhet filluar me keto pjeshkat e tjera te be-se. Amon, kur do hapim ndonje gjyq kundra gjenocideve qe na bejne. Ngelem duke u akuzuar dhe duke dale gjithmone fajtore nga paaftesia politike e jona.
Përgjigju