Reliket e rralla te arkivave, Gjet
Ndoji ka promovuar librin

Reliket e rralla te arkivave, Gjet<br />Ndoji ka promovuar librin<br>
Gjet Ndoj, ish-drejtori i Arkivës Qendrore të Shtetit ka promovuar librin arkivat shqiptare. Në këtë libër vijnë të pasqyruar për të gjithë studiuesit prurjet më të rralla, jo vetëm në Arkivën e Shtetit, por edhe në rrjetet arkivore të vendit. Një listë e gjatë me kopje të dokumenteve të sjella nga arkivat sekrete të Vatikanit, apo me fermanët e Stambollit shërbejnë si një guidë që lehtëson udhë përshkrimin në dokumentet e duhura.

Gjithashtu nuk mungojnë dhe informacionet për dokumentet shqiptare në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë e më gjerë.

“Unë kam pasur fatin siç e thatë ju të isha për tre vite në krye të arkivave të shtetit Shqiptar. Ky ishte institucioni më unik nëpërmjet të cilit mund të përcaktojmë historinë tonë si popull si etni, komb dhe shtet deri në ditët tona. Vetëm në arkiva mund të përcaktohet qartë identiteti jonë kombëtarë.

Ndryshe nga çdo studiues që mund të jetë i palodhur, drejtori i arkivave për shkak të detyrës mund të kundroj dhe shikoi më shumë se çdo kush tjetër rreth fondeve arkivore. E ndjeva për detyrë sepse këto arkiva hedhin dritë mbi të vërtetën, dua t’ia them publikut shqiptar e më gjerë,”
tha Gjet Ndoj.

Librin e ka vlerësuar edhe drejtori aktual i arkivës Ardit Bido.

“Një punë e pa bërë sot me arkivat e jep efektin e vet pas 20,30 vitesh, dhe kur kuptohet problemi atëherë është një punë që do të nevojitet praktikisht dyfishi i punës që bëhet në fillim. Në këtë kuptim përveçse flasim për historinë, guxojmë që të potencojmë momente të guximshme, është momenti të flasim edhe për këtë zanat, këtë profesion. Gjet Ndoj ka bërë një punë të shkëlqyer nga pasqyrimi që ka bërë duke u bazuar te arkivat,” u shpreh Ardit Bido.

Libri i Gjet Ndojit ka një vlerë të veçantë për përshkrimet e arkivave private në Shqipëri, ku janë përshkruar dispozitat ligjore dhe kërkesat që lehtësojnë kërkuesin e tyre. Në këtë libër prezantohet edhe roli i drejtorisë së përgjithshme të arkivave dhe gjendja e vërtetë të tyre.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan