Remdesivir bëhet i pari ilaç kundër COVID-19! Agjencia Europiane dhe BE rekomandojnë përdorimin e tij te pacientët e infektuar

Remdesivir bëhet i pari ilaç kundër COVID-19 që merr rekomandimin në BE. Agjencia Europiane e Ilaçeve, EMA e ka miratuar atë për trajtimin e pacientëve të prekur nga infeksioni i koronavirusi, për fëmijët mbi 12 vjeç dhe për të rriturit që shfaqin simptomën e vështirësisë në frymëmarrje dhe kanë nevojë për respiratorë

Rekomandimi i Agjencisë Europiane të Ilaçeve i hap dritën e gjelbër gjithashtu prodhimit dhe do të lejojë që Remdesivir të hidhet në treg

Sipas ekspertëve të Agjencisë, rekomandimi i EMA u bazua kryesisht në të dhënat e një studimi të kryer nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) në SHBA. Në rekomandimin e EMA thuhet se "Remdesivir u krahasua me një placebo” (ilaç që përdoret në kryerjen e provave klinike për t’u krahasuar me të tjera medikamente në lidhje me efektivitetin)

Studimi i Agjencisë Amerikane tregoi se pacientët e trajtuar me Remdesivir shërohen në rreth 11 ditë, ndërsa ata me placebo në 15 ditë. Ky efekt nuk vërehet te pacientët me simptoma të buta apo të moderuara, të cilët në të dy rastet kanë një kohë shërimi prej pesë ditësh.

Sipas EMA, në rastin më të keq, në 90 % të pacientëve në gjendje të rëndë të trajtuar me Remdesivir, koha e shërimit është 12 ditë. Agjencia tërheq vëmendjen duke thënë se te pacientët e vendosur prej ditësh në ventilim mekanik perms respiratorëve, nuk janë vërejtur shenja përmirësimi pas trajtimit me ilaçin e aprovuar.

Remdesivir ishte ndër trajtimet e para që u propozua si terapi e mundshme për Covid-19, kurse ilaçe të tjera si psh chloroquine, nuk duket se kanë efikasitet të mjaftueshëm.

Megjithatë kohët e fundit, edhe steroidi dexamethasone, ka dhënë rezultate premtuese paraprake në uljen e vdekshmërisë, aq shumë sa që ka tërhequr edhe vëmendjen e OBSH.

Megjithatë, bota shkencore dhe ajo mjeksorejanë  ende në pritje të të dhënave zyrtare nga organizmat botërorë për efektivitetin e trajtimit me plazmën e të shëruarve nga Covid, megjithëse dje një studim kinez tregoi se niveli i antitrupave të krijuar te pacientët ulej me 70% brenda tre muajve

Ndërkohë më shumë se 30 ilaçe dhe vaksina po testohen në të gjithë botën kundër Covid-19 për momentin. Sipas Institutit Italian të Shëndetësisë, i cili kryen hartografimin dhe monitorimin periodik, 93% e studimeve janë bazuar mbi terapitë dhe vetëm 7% te parandalimi.

Në muajin maj edhe SHBA autorizuan përdorimin e këtij antivirali, deri dje i krijuar për të luftuar Ebola-n.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja