Dërgesat e emigrantëve pësuan rënie për të dytin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, prurjet valutore prej emigrantëve në tremujorin e dytë të vitit prekën vlerën e 154 milionë eurove, 5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është tremujori i tretë radhazi që dërgesat e emigrantëve bien me bazë vjetore. Për të gjithë 6-mujorin e parë të vitit, remitancat kishin vlerën e 282 mln eurove, 7.2% më pak krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2015. Kjo është më e ulët se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, megjithatë vijon të mbetet më e lartë se periudha përkatëse 2013-2014. Por konstatohet se në tremujorin e dytë, ritmi i rënies së remitancave është ngadalësuar, teksa për për periudhën Janar-Mars ato ranë me 10%.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera, me destinacione kryesore Itali me 450.000 shqiptarë, Greqi 440 mijë dhe SHBA 80 mijë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com