Qyteti i Durrësit edhe sot nuk do të furnizohet me ujë të pijshëm. E ndërsa dje nuk kishte ujë në të gjithë qytetin, sot do të ketë probleme në disa lagje si pasojë e remontit që po kryen OSHEE.
"Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton qytetaret se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.
Punimet e nisura mëngjesin e djeshëm nga ana e OSHEE kanë zgjatur deri mëngjesin e sotëm dhe në këto kushte në disa lagje të qytetit do të ketë përseri probleme.
UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për ketë situatë që ka ardhur për shkak të punimeve të planifikuara nga ana e OSHEE në nënstacionin elektrik në Fushë Kuqe" thuhet në njoftimin e institucionit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com