TIRANE- Akuza e kryeqytetit ka thirrur për të dhënë shpjegimet e tij ish-shefin e IT-së së sistemit tatimor Renald Riska. Duket se zhdukja e 4.3 milion deklaratave fiskale nga serverat e Trejtorisë së Tatim-Taksave ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës dhe para se të hynte atje Riska tha se i gjithë mashtrimi që është bërë do të zbulohet. Riska pasditen e të mërkurës doli përkrah ish-kryeministrit Berisha ku të dy denoncuan skadalin. Sipas Berishës, në këtë mashtrim ishte i përfshirë direkt kryeministri Edi Rama me ndihmën e vëllait të ministrit Damian Gjiknuri, i cili mban postin e këshilltarit të Ministrit të Financave. Historia e fshirjes së servit ka filluar fundjavën e kaluar, ku Renald Riska, ka qenë pushim dhe sipas tij dikush ka punuar në kompjuterin e tij gjatë kësaj kohe.
Kur ka shkuar në punë ditën e hënë ai është munduar që të rikuperojë dëmin. Sakaq, Drejtoresha e Tatimeve e ka pikasur të gjithë historinë dhe njoftoi policinë, e cila ka arrestuar Riskën. Ndërkaq, gjykata e Tiranës e cilësoi si të paligjshëm arrestimin, duke vendosur detyrim paraqitje për të, teksa tashmë po hetohet në gjendje të lirë. Deklarimet e Riskës pritet të zbardhin mënyrën si janë zhdukur 4.3 milion deklarata fiskale, ku ekspertët e prokurorisë do të përllogarisin edhe dëmin që i është shkaktuar shtetit nga kjo fshirje e serverit.
Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com