Renato Zanella për Pirgun: Keqardhje që s’erdhi, pjesë e spektaklit, nuk dëmtohet vepra

Renato Zanella për Pirgun: Keqardhje që s’erdhi, pjesë e spektaklit, nuk dëmtohet vepra

Koreografi, Renato Zanella, shpreh keqardhje për mungesën e Saimir pirgut në premierë

Koreografi dhe regjisori i mirënjohur, Renato Zanella që do të ngjis në skenë operetën “Die Fledermaus” nesër më 31 mars në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, në një intervistë për “Shqiptarja.com” ka shprehur keqardhjen për mungesën e Saimir Pirgut në këtë premierë.Saimir Pirgu ishte i ftuari special dhe do të këndonte tri operetta.

Mirëpo një ditë më parë tenori shqiptar me famë botërore njoftoi që nga Tokio se “për shkak të një Bronkiti Akut” dhe me konsultën e stafit mjekësor në Tokio, nuk mund të jem mes jush për operan “Die Fledermaus” ku kisha nderin të isha i ftuar.” Pirgu i ka kërkuar ndjesë publikut shqiptar dhe regjisorit Renato Zanella për mungesën e tij në këtë premierë. Renato Zanella është shprehur për “Shqiptarja.com” se: “Pa diskutim, në çdo monent kur një këngëtar anullon shfaqjen më vjen shumë keq, jo vetëm për Saimir Pirgun. Për një regjisor është keqardhje e madhe, nëse një artist sëmuret në pragun e premierës. Por e rëndësishme këtu është që vepra do të jetë e plotë në skenë. Vetëm se na vjen keq që në aktin e dytë nuk do të kemi një ftuar special. Mungesa e Saimir Pirgut nuk do të ndikojë tek vepra. Ariet që do të këndonte ai ishin pjesë shoqëruese e prezatimit të kësaj opere, pjesë e spektaklit. Por ndiej keqardhje që Pirgu do t’i mungojë skenës shqiptare, sepse është një artist i madh dhe do të bënte shumë për të kënaqur dhe emocionaur publikun.”, tha Zanella në intervistën për gazetën “Shqiptarja”.com, të cilën nesër do ta lexoni të plotë në këtë gazetë.
Në këtë intervistë do të lexoni me tej: 

Cilat janë marrëdhëniet e koreografit të shquar botëror Renato Zanella me artistët shqiptarë. Si ka punuar me balerinin shqiptar Eno Peccin në Vjenë. Cfarë simbolizon për operetta austriake “Die Fledermaus” që do të ngjitet nesër në skenë dhe do të vijoëj të shfaqet edhe ën datat 1, 2 e 3 prill. Çfarë e lidh atë me Shqipërinë dhe më gjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni