Nga Reparti i Djegie-Plastikës, mjeku përgjegjës ka deklaruar se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka marrë djegie të mëdha në trup.
“Si rezultat i terapisë intensive ata janë stabilizuar, por me probleme ngelet Erion Hafizi, që ka një sipërfaqe trupore të djegur prej 60 për qind, ku gjysma është e gradës së tretë. Ndërsa Afrim Halluni ka një djegie prej 25 për qind dhe do të rikuperohet më shpejt. Ne do vazhdojmë trajtimin. I kemi mundësitë t’i trajtojmë në mënyrë profesionale, me medikamentet e duhura dhe në bazë të ecurisë do veprojmë në të ardhmen”, ka deklaruar doktor Gjergj Belba.
Ndërkohë, të lënduarit janë vizituar në spital nga ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

G.F. / Shqiptarja.com

VIDEO








