Si ndryshon trupi juaj kur pini ujë mjaftueshëm

 Si ndryshon trupi juaj kur pini ujë mjaftueshëm

Foto ilustruese

Hidratimi është një nga elementët thelbësore të një jete të shëndetshme. Uji përbën rreth dy të tretat e peshës trupore dhe një person nuk mund të mbijetojë pa ujë, për më shumë se disa ditë. Çdo qelizë, ind dhe organ në trup varet nga uji.

Më poshtë kemi listuar disa nga funksionet kryesore që vijnë nga konsumimi i ujit:

1. Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve të trupit.

2. Rregullon dhe ruan temperaturën e trupit. Lubrifikon nyjet dhe sytë tuaj.

3. Ai mbron indet, shtyllën kurrizore dhe nyjet tuaja.

4. Ndihmon trupin tuaj që të largojë mbeturinat dhe toksinat.

5. Ndihmon në procesin e tretjes së ushqimeve.

6. Ndihmon në kontrollin e marrjes së kalorive.

7. Ndihmon lëkurën tuaj të duket e bukur dhe rinore.

Pa ujë, trupi juaj nuk do të funksiononte siç duhet. Prandaj, është e rëndësishme të mbani trupin tuaj të hidratuar.

Për të qëndruar të hidratuar këshillohet të pini lëngje dhe hani ushqime që kanë përmbajtje të lartë uji.

Ndonjëherë, trupi juaj mund të humbasë ujë më shumë se zakonisht. Kjo mund të ndodhë për shkak të aktivitetit të fortë fizik, djersitjes së tepërt, diarresë, të vjellave, diabetit dhe urinimit të shpeshtë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore