Renditet 77 vende më lart, Hysa për përballjen me kampionin latin të boksit: Do tregohem agrevis, fitorja më çon tek më të mirët e botës

Momenti i së vërtetës erdhi. Boksierin shqiptar të peshave të rënda, Nelson Hysën, të shtunën e pret një përballje titanësh ndaj kundërshtarit latin Marcos Antonio Aumada, i cili është numri 1 këtë kategori në Argjentinë dhe Amerikën e Jugut. 36-vjeçari është 77 pozicione më mirë në renditjen botërore sesa boksieri shkodran, ndërsa njihet për boksimin agresiv.

“Edhe ne nuk është se mbahemi për të butë. Është një ndeshje që e kemi menduar mirë, studiuar mirë. Kundërshtari është agresiv nga raundi i parë në raundin e tetë dhe është i motivuar, por unë jam më shumë se ai. Presioni nuk është tek unë edhe pse ai është numri 1 në Amerikën e Jugut dhe Argjentinë. Po e pres ndeshjen me shumë qetësi, me maturi dhe me punën që kemi bërë shpresoj të dalë diçka e bukur dhe të arrijmë atë që ëndërrojmë,”-u shpreh Nelson Hysa, boksier.

Po çfarë do të thotë një fitore për Nelson Hysën, që është edhe përballja e tij e 10 në boksin profesionist?

“Kjo fitore për mua do më kalonte në një nivel tjetër. Do shkojë në rangun e 50 boksierëve më të mirë të botës,”-tha Nelson Hysa, boksier.

Renditja e penalizon, por më 29 korrik Nelson Hysa do ketë mbështetjen e shumë shqiptarëve, pasi eventi i boksit zhvillohet në sheshin ‘Iliria’ të Tetovës.

“Ka një interesim shumë të madh që janë atje, por jo vetëm nga Maqedonia e Veriut. Nga Shqipëria dhe Kosova nuk do mungojnë. Siç kemi diskutuar me mikun tonë, i cili është edhe organizatori Halim Abazi, presim një sheh të mbushur plot siç ndodh gjithmonë në tetovë kur ka aktivitet sportive,”-deklaroi Nelson Hysa, boksier.

Në 9 ndeshjet e mëparshme në boksin profesionist Nelson Hysa ka marrë 9 fitore dhe renditet në vendin e 162 në botë, por kjo është ndeshja e parë ndaj një rivali me shumë prestigj.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja