Renditet i 37-ti në botë, boksieri Alban Bërmeta për Report TV: Dua një ndeshje për titull bote

Alban Bërmeta, boksieri shqiptar renditet i 37-ti në botë në kategorinë e tij. 32-vjeçari fitoi së fundmi ndaj rivalit Henriques Lando dhe për Report TV me gazetarin Andi Kapxhiu shprehu dëshirën për një ndeshje që vlen titullin e botës. Me 15 ndeshje në boksin profesionist, Bërmeta ka fituar 14 ndeshje, 11 nga të cilat me "K.O", teksa ka edhe një barazim.

"Ka qenë një vit 2023 i suksesshëm sepse kam bërë pesë ndeshje me pesë fitore në boksin profesionist. Jam i lumtur për këto rezultate.

Vendi i 37-ti nga 1300 sportistë, synimet? Synimi nuk ishte kaq lart, dola përtej pritshmërive të mia. Dua 'top 20' në botë dhe më pas të sfidoj për tituj bote, edhe me ndihmën e Zotit.

Dueli i ardhshëm? Nuk premtoj për titullin kampion bote. Në 30 mars në Shkodër kam një ndeshje shumë të fortë dhe dua që pas saj të garoj për titullin e botës.

Ndeshja e radhës? Ka duele të tjera, jemi në kontakt me tre boksierë. Falenderoj Nelson Hysën për mbështetjen sepse falë tij jemi rritur në renditje. Di që ndeshja do jetë e fortë dhe uroj ta kaloj me sukses. Kam shpresë se do i arrijmë objektivat.

Moment i artë për boksin në vend? Është moment i mirë. Denis Nurja, Alban Beqiri, Kajoshi, Drini janë afër renditjes te 100 më të mirët dhe me stërvitje duam të jemi gati për tituj bote", tha Bërmeta.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?