Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zbritur një shkallë më poshtë në renditjen e FIFA-s duke u renditur në vendin e 38 për muajin gusht me 689 pikë, teksa një muaj më parë mbanin vendin e 37-të, që mbetet rekordi historik për kombëtaren tonë.

Fakti që nuk ka zhvilluar asnjë ndonjë miqësore ka bërë që kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Diasi të qëndrojnë në kuotën e 689 pikëve ndërkohë që është parakaluar nga Japonia e cila ka 7 pikë më shumë se kombëtarja jonë për shkak të fitores 1-0 me Irakun. Këtë muaj Shqipëria ka një mundësi për të kaluar sërish rekordin e muajit të parë, pasi ka një ndeshje shumë të lehtë përballë Armenisë më datë 14 gusht në Tiranë, ndërsa kuqezinjtë do të fitonin këtë ndeshje, atëherë do të thyenin përsëri rekordin e vendit të 37-të në botë.

Për këtë ndeshje trajneri italian ka shpërndarë të gjitha ftesat dhe tani pritet që të vijnë konfirmimet, por ‘sharra në gozhdë’ ka mbetur te qendër mbrojtësi i ekipit të Helsinborgut që luan në Suedi. Kosovari ka vendosur të mos kthejë asnjë përgjigje Shqipërisë  për ftesën, duke besuar se mund të luajë me ekipin e Suedisë. Renditja e FIFA-s për këtë muaj vazhdon të kryesohet nga kombëtarja spanjolle e cila ka rreth 230 pikë më shumë se Gjermania e vendit të dytë. Në grupin e 10 skuadrave më të mira në botë është përfshirë edhe Brazili, pasi arriti suksesin në Kupën e Konfederatave.