Renditja e Telegraph, De Biasi i 5-ti
ndër 20 trajnerët më të mirë në botë

Renditja e Telegraph, De Biasi i 5-ti<br />ndër 20 trajnerët më të mirë në botë
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Gianni de Biasi është renditur mes 20 trajnerëve më të mirë në botë.
 
Renditja është bërë nga britanikja Telegraph, e cila e ka renditur De Biasin në vend të 5-të, mes 20 trajnerëve më të mirë. De Biasi në këtë renditje lë pas trajnerin e Italisë Antonio Conte apo atë të Francës, Dider Deschamp, Martinon e Argjentinës, Ëilmots të Belgjikës, Tabarez të Uruguajit apo dhe Klinsmann të SH.B.A.
 
“Shqipëria është ekipi që të gjithë dëshirojnë të kenë si kundërshtar në Europian, por bëjnë mirë të rishikojnë listën e tyre të dëshirave, pasi mund t’i rezultojë një surprizë e hidhur pasi kuqezinjtë kanë mundur së fundmi Portugalinë dhe Francën, dy superfuqi të futbollit kontinental,” thuhet në komentin e telegraph.

Ai që kryeson listën është trajneri gjerman Joachim Loë, i cili ndiqet nga Sampaio i Kilit.
 
Renditja

1.Joachim Loë – Gjermani
2.Jorge Sampaoli – Kili
3.Lars Lagerbak – Islandë
4.Vincente del Bosque – Spanjë
5.Gianni de Biasi – Shqipëri
6.Michael O’Neill – Irlanda e Veriut
7.Marcel Koller – Austri
8.Jose Pecerman – Kolumbi
9.Antonio Conte – Itali
10.Chris Coleman – Uells
11.Marc Ëilmots – belgjikë
12.Roy Hodgson – Angli
13.Rui Aguas – Kape Verde
14.Gerardo Martino – Argjentina
15.Oscar tabarez – Uruguai
16.Didier Deschamps – Francë
17.Anghel Irdanescu – Rumani
18.Vahid Halilodzic – Japoni
19.Martin O’Neill – Republika e Irlandës
20.Jurgen Klinsman – USA

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën