Renditja e UEFA-s/ Kampionati i Kosovës kalon Superioren e Shqipërisë, ja liga më e mirë në botë

Renditja e UEFA-s/ Kampionati i Kosovës kalon Superioren e Shqipërisë, ja liga më e mirë në botë

Logo e UEFA

UEFA ka përditësuar së fundmi renditjen e kampionateve në Europë dhe koeficientin e tyre. Superiorja e Shqipërisë aktualisht mban vendin e 43-të në klasifikimin e përgjithshëm të 55 shteteve, ndërkohë që është kaluar nga kampionati i Kosovës.

Klubet kosovare kanë bërë hapa gjigantë përpara në pak vite të tyre në pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Në përditësimin e fundit të UEFA-s kampionati kosovar renditet në vendin e 39-të.

Sa i përket renditjes së përgjithshme të koeficientit të kampionateve të secilit shtet, është Premier Liga angleze ajo që mban kryesimin në sezonin 2021-2022. Ajo ndiqet nga La Liga në Spanjë, që ka një diferencë prej 20 mijë pikësh me vendin e tretë që është Seria A italiane. Ndërkohë, ecuri të mirë kanë edhe ekipet gjermane, që e rendisin Bundesligën në pozitën e katërt me një diferencë shumë të vogël me Serinë A.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë