TIRANE- Shqipëria nuk ndryshon pozicion dhe ruan vendin e 57-të në renditjen e FIFA-s për muajin dhjetor.


Kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biasi mban vendin e 57-të duke grumbulluar 571 pikë.Edhe muajin e kaluar Shqipëria mbante këtë pozicion dhe gjatë kësaj periudhe deri në publikimin e renditjes ditën e sotme nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare apo miqësore.

Renditjen e FIFA-s vijon ta kryesojë Spanja e ndjekur nga Gjermania dhe Argjentina.

Ndërkohë janë publikuar edhe të gjitha detajet e ndeshjeve kualifikuese të Europianit “Francë 2016” ku Shqipëria për herë të parë synon kualifikimin.

Shorti i kësaj faze do hidhet në Nicë më 23 shkurt kur Kombëtarja do të mësojë kundërshtarët.Ndeshjet e para kualifikuese do luhen më 7,8 dhe 9 shtator të vitit 2014.Ndërsa 53 skuadrat do të ndahen në 9-të grupe ku dy skuadrat e para të cdo grupi kualifikohen direct së bashku me Kombëtaren e tretë më të mirë ndërsa 8 skuadrat e tjera që do të renditen në vend të tretë do të zhvillojnë play-off.

Pra shanset janë shumë të mëdha për Shqipërinë pasi në fazën fianle të Europianit për herë të parë marrin pjesë 24 skuadra dhe jo 16.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)